Lajme
Krasniqi sfidon të gjithë, i përgjigjet EULEX-it negativisht për imunitetin
"Ne ia kemi bërë të ditur EULEX-it, se iniciativën për heqjen e imunitetit mund ta bëjë vetëm Prokurori i Përgjithshëm"
Me gjithë presionin ndërkombëtarë, Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi nuk lëshon pe. Ai i ka dërguar përgjigjen Misionit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX-it, rreth çështjes së imunitetit të deputetëve që janë nën hetime. Ashtu siç kishte deklaruar ai dje në orët e pasdites ia ka kthyer përgjigjen negative shefit të EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac.
Këtë e ka konfirmuar për “Zërin” vetë kryeparlamentari Jakup Krasniqi, i cili ka thënë se letra që i është dërguar EULEX-it, nuk ka pësuar ndryshime përmbajtjesore nga drafti i parë. “Letra ka mbetur e njëjtë. Ka pasur disa ndryshime, të cilat më shumë kanë qenë gjuhësore, se sa përmbajtjesore. Ne ia kemi bërë të ditur EULEX-it, se iniciativën për heqjen e imunitetit mund ta bëjë vetëm Prokurori i Përgjithshëm, bazuar në Nenin 9, pika 3 e Ligjit për Deputetët”, ka thënë Krasniqi.
Në draft-letër potencohet se bazuar në Kushtetutën e Kosovës, qeveria vetë mund të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese interpretim për imunitetin e deputetit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih Me gjithë përpjekjet për ringjallje nga paramedikët, punëtori vdiq në vendngjarje... -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës











