Lajme
Kremlini paralajmëron hakmarrje për atentatin e dështuar ndaj Putinit
Moska zyrtare ka akuzuar Kievin se është përpjekur të vrasë presidentin rus, Vladimir Putin, në një sulm të filmuar dhe të përhapura përmes Twitter-it, si dhe të transmetuara nga mediat ndërkombëtare.
Në një deklaratë, qeveria ruse thotë se Putin nuk ndodhej në Kremlin dhe shton se do të reagojë në momentin e duhur. I pyetur për përdorimin e dronëve më 9 maj, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se do të veprohet sipas rekomandimeve të shërbimeve të sigurisë, përcjell Albinfo.ch.
Ukraina ka mohuar të ketë lidhje me atë që ndodhi. Këshilltari i presidentit Zelensky, Mikhaylo Podolyak, deklaroi se ky sulm i dyshuar është justifikimi i Moskës për të sulmuar civilët ukrainas. Më vonë ai postoi edhe një video.
“Sa u takon dronëve ndaj Kremlinit, gjithçka është e qartë si kristali, por unë do të them diçka gjithsesi. Së pari, Ukraina nuk ka lidhje me të, sepse nuk ka vlerë ushtarake në aksione të tilla”, tha Mikhaylo Podolyak, këshilltar i presidentit ukrainas.
Ekzistojnë gjithashtu aludime se bëhet fjalë për një aksion të partizanëve rusë kundër klanit të presidentit Putin, që është dobësuar nga lufta. Sidoqoftë, dyshimet janë të shumta në Moskë kur mungojnë pak ditë nga parada e Ditës së Fitores./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard Trafiku i kthimit drejt veriut çon në një bllokim të gjatë trafiku përpara portalit jugor të... -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike -
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga -
Niset peticioni për të vazhduar prodhimin e Aromat në Zvicër












