Kosova
Krerët shtetërorë dhe liderët politikë bëjnë homazhe për Nexhat Dacin
Krerët e institucioneve bëjnë homazhe për Nexhat Dacin
Krerët e shtetit dhe përfaqësues të spektrit politik kanë bërë sot homazhe në Kuvendin e Kosovës për nder të jetës dhe veprës së ish-kryetarit të Kuvendit, akademikut Nexhat Daci, i cili vdiq të enjten në moshën 81-vjeçare.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me anëtarë të kabinetit të tij, ka bërë homazhe pranë arkivolit të ish-kryeparlamentarit. Kurti ka shkruar edhe në librin e zisë, duke shprehur ngushëllimet për familjen Daci, miqtë dhe bashkëpunëtorët e të ndjerit.
Homazhe ka bërë edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga zotëria i parë, Prindon Sadriu. Presidentja Osmani ka shkruar në librin e zisë, ku ka shprehur ngushëllimet e saj për familjen, duke vlerësuar kontributin institucional dhe akademik të Nexhat Dacit.
Në ambientet e Kuvendit, homazhe kanë bërë edhe zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, së bashku me zyrtarë të tjerë të partisë, kanë nderuar figurën e ish-kryetarit të Kuvendit. Në homazhe nuk është parë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Po ashtu, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, së bashku me bashkëpartiakët Vlora Çitaku, Blerta Deliu-Kodra, Enver Hoxhaj, Elmi Reçica dhe Ibrahim Gashi, kanë bërë homazhe dhe kanë nderuar jetën dhe veprën e Nexhat Dacit.
Homazhe ka bërë edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai ka vlerësuar Nexhat Dacin si një personalitet të shquar me urtësi, vizion shtetformues dhe përkushtim ndaj Kosovës, duke e cilësuar ndarjen e tij nga jeta si humbje të madhe për vendin.
Në homazhet shtetërore që po mbahen sot në hollin e Kuvendit të Kosovës po marrin pjesë përfaqësues institucionalë, personalitete nga jeta politike dhe akademike, si dhe qytetarë të shumtë që po i japin lamtumirën e fundit ish-kryeparlamentarit dhe akademikut Nexhat Daci./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur Ambasada e Kosovës në Bernë: Deri tani asnjë kosovar i konfirmuar në mesin e viktimave në... -
Rritet fluksi në dalje të kufijve të Kosovës, pritje deri në 80 minuta në Merdarë -
Nis numërimi i votave nga diaspora -
Mobiliteti i së ardhmes, përgjegjësi dhe inovacion në AMAG Group AG -
Bëhet publike agjenda e “House of Kosova 2026” , vetëm 25 shtete kanë “shtëpitë” e tyre në Davos
Jeta në Zvicër
-
Zjarri në Crans-Montana: Paralajmërohet se numri i të vdekurve mund të rritet Detyra e dhimbshme e identifikimit të viktimave të zjarrit në barin e natës së Vitit të... -
Pamje tronditëse, shpërndahet video e zjarrit në resortin Crans-Montana -
Vështirësi në identifikimin e viktimave në tragjedinë e Crans-Montana -
Institucionet zvicerane vendosin flamujt në gjysmë shtize pas tragjedisë në Crans-Montana -
Ngjarja tragjike në Zvicër, Maqedonia e Veriut në gatishmëri për ndihmë











