Shqipëria
Kreu i PD-së: Në protestën e djeshme u hodh gaz lotsjellës i skaduar
Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka drejtuar akuza ndaj Policisë së Shtetit, duke thënë se gjatë protestës së djeshme është ushtruar dhunë ndaj qytetarëve dhe është përdorur gaz lotsjellës i skaduar.
Ai ka deklaruar se kjo protestë kishte një risi të veçantë, pjesëmarrjen masive të të rinjve, të cilët ai i cilësoi si faktor kyç për rrëzimin e qeverisë, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
“E vërteta, protesta pati një risi jashtëzakonisht të rëndësishme dhe themelore. Ajo u dominua nga rinia, nga të rinjtë, adoleshentët. U dominua pra nga guximi, energjia dhe vendosmëria e të rinjve. Një ogur i bardhë shumë ky për shqiptarët. Një shpresë e vërtetë, se do jenë të rinjtë dhe gjenerata e tyre, ata të cilët do të përmbysin, do të largojnë nga pushteti këtë organizatë kriminale. Dje, narkopolicia me urdhër të Edi Ramës, e komanduar nga Proda i krimit, Proda i Gys Agasit edhe Suel Çelës, përdori dhunë të egër ndaj protestuesve. Goditi me të gjitha mjetet, përdori gaz lotsjellës të skaduar, i cili në konventa ndërkombëtare përbën helm luftarak dhe s’mund të përdoret kurrë ndaj protestave. Gazi lotsjellës ishte i skaduar prej tre vitesh. Dhe ai pas skadimit është e njohur se transformohet në helme të tjera të cilat japin dëmtime të rënda sistemeve, por mund të shkaktojnë dhe humbjen e pamjeve. U përdorën topat e ujit dhe mjete të tjera. U goditën me shkopi protestues paqësorë dhe u arrestuan, u ndaluan brutalisht në akte të që cilësohen në krime kundër njerëzimit”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Osmani, pas takimit të saj me mërgatën në Zvicër: Të gjithë na bëjnë krenarë Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një postim të saj në Facebook, të publikuar sot, është... -
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar -
Luan Durmishi në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision 2026
Jeta në Zvicër
-
Debati mbi “harresën mjekësore” intensifikohet Në Zvicër, personat e siguruar duhet të raportojnë edhe sëmundjet afatgjata nëse duan të marrin sigurim... -
Pavarësisht mjegullës së fundvitit, më shumë diell në Zvicër në vitin 2025 sesa normalja -
Mijëra njerëz protestuan në Cyrih për kurdët në Siri -
Italia kërkon hetim të përbashkët për zjarrin në Crans-Montana -
Thirrje për qeverinë zvicerane që të ndalojë përdorimin e X










