Shqipëria
Tri koalicione parazgjedhore në Shqipëri, PS vazhdon e vetme
Zhvillime rreth zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri
Është bërë e ditur se “PD-Aleanca për ndryshim’, ‘Aleanca Ora Kombëtare Emigracioni, Bashkimi Popullor dhe Konservatorët” dhe ‘Aleanca‘ janë tre koalicionet të cilat paraqitën ditën e djeshme listat e tyre në KQZ për zgjedhjet e 25 prillit 2021, përcjell albinfo.ch.
“Aleanca për ndryshim” është koalicioni i i krijuar nga Partia Demokratike dhe aleatët e saj, që do të garojnë me një listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit. Basha mblodhi aleatët e tij përgjatë gjithë ditës së djeshme, ditë e cila përkoi me afatin e fundit të dorëzimit të kërkesës në KQZ, me të cilët firmosi edhe koalicionin.
Pjesë e këtij koalicioni do të jetë PR e Fatmir Mediut, LZHK-ja e Dashamir Shehit, FRD e Bamir Topit, PAA e Agron Dukës, PDK e Nard Ndokës, PBDNJ e Vangjel Dules, PDIU e Shpëtim Idrizit, Balli Kombëtar i Artur Roshit nga opozita parlamentare, PBLD e Arjan Starovës, PBD e Ylber Valterit, PLL e Shpëtim Axhamit dhe PKD e Dhimitër Muslias.
Pas dorëzimit të dokumentit në KQZ Basha, në një postim në Facebook u shpreh i bindur për fitoren në zgjedhje.
Kujtim Gjuzi që është bërë bashkë me Zef Shtjefnin, Selami Jenishehrin dhe Kostaq Papën që do të garojnë si koalicion me titullin kilometrik: “Aleanca Ora Kombëtare – Emigracioni – Bashkimi Popullor dhe Konservatorët”.Sigla e koalicionit është “AOKBPEK” ndërsa partitë përbërëse të këtij kolacioni janë: Partia Kombëtare Konservatore Albania; Partia Ora e Shqipërisë; Partia Emigracioni Shqiptar; Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar.
Koalicioni “Aleanca ka në përbërje 8 parti: Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane, Partia me Aftësi të Kufizuara të Shqipërisë, Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare, Partia e Reformuar Demokratike Shqiptare, Aleanca Demokratike Shqiptare, Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet dhe Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Njerëzve.
LSI do të dalë me listë më vete, por në qarqet Dibër, Kukës dhe Gjirokastër dy partitë e mëdha opozitare do të kenë një listë të përbashkët.
Partia Socialiste ka bërë të qartë, përmes kryetarit Edi Rama, se nuk do të ketë asnjë aleancë politike për zgjedhjet e 25 prillit dhe PS do të garojë e vetme.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale Një stuhi e madhe e ka goditur Cyrihun pasditen e sotme duke shkaktuar dëme të konsiderueshme... -
Populli do të votojë në një referendum për pagat minimale kantonale -
Ku lejohet larja në shatërvanë në Zvicër? -
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe












