Shqipëria
Krimet në vitin 2019 në Shqipëri, 57 atentate me 63 viktima
Viti që po lëmë pas do të linte jo pak, por 63 viktima dhe 10 të plagosur nga 57 vrasje të ndodhura në total.
Statistikat e policisë tregojnë se numri i ngjarjeve kriminale vijon të jetë në rritje nga viti në vit.
Nga të dhënat e siguruara nga Report Tv, rezulton se këtë vit janë regjistruar 12 vrasje më shumë se në 2018-ën, i cili e mbylli vitin me 45 vrasje. Vetëm këtë vit mësohet se nga 57 vrasje, 14 prej tyre kanë qenë krime në familje, 13 vrasje me dashje, 17 me paramendim, si dhe 13 vrasje të tjera të ndodhura në rrethana të tjera cilësuese, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Ngjarje jo pak të bujshme, përveç atyre të ndodhura mes bandave kriminale, do të ishin edhe ato që kanë prekur njerëz të sistemit të drejtësisë, si atentati ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, vetëm me një autor të arrestuar si i dyshuar, Redjan Rrajën, si dhe dy ngjarjet ende të pazbardhura, vrasja e avokatit Ravik Gurra, mbrojtës i fisit Çapja dhe Emiljano Shullazit, si dhe atentati me tritol ndaj prokurorit të Vlorës, Albert Kuliçit.
Ndërkohë, nga 57 vrasje të ndodhura përgjatë 2019-ës, policia do të zbardhte vetëm 40 prej tyre, me 66 autorë të dyshuar, nga të cilët 43 janë arrestuar, e ndërsa pjesa tjetër vijojnë të jenë në kërkim.
Ngjarjet në 2019-ën:
57 vrasje
63 viktima
10 të plagosur
14 vrasje në familje
13 vrasje me dashje
17 vrasje me paramendim
13 vrasje në rrethana të tjera cilësues.
E-Diaspora
-
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci Dokumentari “La Beauté de l’Âne” prezantohet më 31 mars në Zita Folkets Bio, në një ngjarje... -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare











