Shkurt.ch
Kritika deputetëve: Në Kosovë, me aeroplan special, në vend se me linjën e rregullt
Fluturimi në të dy drejtimet ka kushtuar së paku 34 mijë franga. Në të njëjtën kohë, një fluturim direkt i zakonshëm nga Zvicra për në Prishtinë kushton rreth 200 franga për person...
Aeroplanët e vegjël të federatës në fakt janë të rezervuar vetëm për fluturimet zyrtare të qeverisë së Zvicrës. Mirëpo, kur politikanë të parlamentit të cilët merren me buxhetin ushtarak të vendit udhëtojnë jashtë vendit, ushtria u mundëson edhe atyre fluturimin me këta avionë, shkruan blick.ch. Kështu ka ngjarë edhe me rastin e vizitës së fundit që një delegacion prej 11 anëtarësh, i përbërë nga deputetët e të dy dhomave u kanë bërë trupave të Swisscoy-t në Kosovë. Ndërsa me ta nuk ishte i pranishëm ministri i mbrojtjes, Guy Parmelin.
Një orë fluturimi me një fluturake të tillë kushton 8600 franga ndërsa i gjithë fluturimi në të dy drejtimet në rastin tonë ka kushtuar së paku 34 mijë franga, transmeton albinfo.ch. Në të njëjtën kohë, siç i bën llogaritë gazeta, një fluturim direkt i zakonshëm nga Zvicra për në Prishtinë kushton rreth 200 franga për person. Po të shumëzohet kjo me 11, llogaria del e qartë… Por, përse parlamentarët nuk kanë zgjedhur një fluturim të zakonshëm linje? Kjo pyetje nuk ka marrë përgjigje nga Departamenti i Mbrojtjes. Ndërsa sipas gazetës “Weltwoche”, ministrja federale Doris Leuthard, për shkakun se parlamentarët “ia kishin zënë” aeroplanin, i është dashur të udhëtonte me një avion tjetër, më të vogël, në vizitën e saj në Romë.
Por deputetja nga FDP, Corina Eichenberger, kryetare e Komisionit për Politikë të Sigurisë nuk sheh ndonjë problem në këtë çështje, përcjell albinfo.ch. Ajo ka thënë se ka qenë Ministria e Mbrojtjes ajo që ka bërë organizimin. Për ne, deputetët, nuk luan rol nëse udhëtojmë me aeroplan të rregullt ose me atë të qeverisë”. Ata, që të dihet, në Kosovë kanë fjetur në një kamp ushtarak dhe jo në hotel, ka shpjeguar ajo në vazhdim.
Ajo që ka rëndësi, vizita e bërë trupave të Zvicrës ka dhënë një pasqyrë të mirë lidhur me angazhimin e ushtarëve zviceranë. “Kjo në Kosovë vlerësohet shumë lart” dhe rrjedhimisht, vizita ka qenë shumë kuptimplotë.
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara Këshilli Federal heq dorë nga reforma që parashikonte ndalimin e dorëzimit në shtëpitë e largëta dhe... -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar -
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatiko-konsullor shqiptar në Zvicër -
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë













