Lajme
Kriza e strehimit në Zvicër, ekspertët thonë se mungesa e ndërtimeve po rrit qiratë
Në një intervistë për SRF, sociologu arkitekturor dhe gjeografi ekonomik belgo-zviceran, Joris Van Wezemael, analizoi shkaktarët kryesorë të krizës së strehimit dhe rritjes së qirave në Zvicër dhe më gjerë. Ai theksoi se urbanizimi i theksuar dhe mungesa e ndërtimeve të reja po përkeqësojnë situatën, transmeton albinfo.ch.
Van Wezemael shpjegoi se sot shumë njerëz preferojnë të jetojnë në qendrat urbane si Cyrihu dhe Gjeneva, ku janë përqendruar punët e mirëpaguara dhe shërbimet kulturore. Kjo ka sjellë një ndryshim të stilit të jetesës dhe rritje të kërkesës për banesa në qytet.
Megjithatë, ndërsa kërkesa rritet, ndërtimet e reja nuk po ecin me të njëjtin ritëm. Ligji i qirasë në Zvicër mbron fort qiramarrësit aktualë, duke i lejuar ata të qëndrojnë në banesat e tyre me qira të ulëta, ndërsa të rinjtë dhe familjet që kërkojnë strehim të ri përballen me çmime shumë të larta. Kjo krijon një hendek mes banorëve të vjetër dhe atyre të rinj, duke nxitur që shumë të jetojnë në hapësira më të mëdha se sa u nevojiten, vetëm për të ruajtur qiranë e lirë, transmeton albinfo.ch.
Sipas ekspertit, një tjetër problem është planifikimi hapësinor. Ligji i ri i planifikimit ka ndaluar shtrirjen e banesave në periferi, duke i detyruar ndërtuesit të përqendrohen në zona ekzistuese, por pa rritur densitetin e ndërtimit. Procedurat burokratike dhe rregulloret e shumta, përfshirë ato për mbrojtjen nga zhurma dhe klima, e kanë bërë më të vështirë ndërtimin e banesave të reja.
“Duhet thjeshtuar procedurat dhe zvogëluar burokracinë,” tha Van Wezemael, duke përmendur si shembull Tokio, ku ndërtimi i lartë pranë shtëpive ekzistuese është i zakonshëm dhe nuk krijon probleme strehimi.
Ai theksoi se ndryshimet në ligjet e planifikimit dhe hapësirës mund të ndihmojnë në krijimin e më shumë banesave dhe uljen e qirave, duke i dhënë qytetarëve mundësi më të mira strehimi dhe duke përmirësuar cilësinë e jetës në qytetet zvicerane, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel











