Lajme
Kriza mbyll hotelet luksoze në Greqi
Për shkak të krizës së rëndë ekonomike është mbyllur edhe një hotel i madh superluksoz në qendër të Athinës.
Bëhet fjalë për “Athens Imperial“, hotelin e tretë, pas “Fashion House” dhe “Classical Acropol”, të gjithë në qendrën historike të kryeqytetit grek, që falimenton brenda pak kohësh.
Tre hotelet në fjalë i përkasin grupit “Grecotel”, i cili në këtë mënyrë ka marrë një goditje të rëndë, njoftojnë agjencitë greke të lajmeve.
Pas këtij rasti, numri i hoteleve që kanë mbyllur dyert në dy vitet e fundit në Athinë ka kaluar 20.
Kriza financiare që ka përfshirë Greqinë ka goditur rëndë turizmin grek, që ishte një nga burimet kryesore të fitimeve në shtetin helen.
Kjo ka bërë që çmimet turistike në Greqi të bien në minimum, madje edhe nëpër ishujt me ujërat e kristalta, që deri para pak vitesh ishin ekskluzivitet i pasanikëve.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau











