Bota
Kriza me migrantë, shefat e BE-së vizitojnë kufirin grek
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se do të vizitojë kufirin e Greqisë me Turqinë, në shenjë mbështetjeje për Athinën, e cila përballet me një krizë në rritje të migrantëve.
Von der Leyen, e shoqëruar edhe nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe kryetari i Parlamentit Evropian, David Sassoli, do të takojnë të martën në kufi kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.
Autoritetet greke thanë se kanë penguar rreth 10,000 përpjekje për kalim të paligjshëm të kufirit prejse presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë publik vendimin e tij “për të hapur dyert drejt Evropës” për migrantët që ikin nga konfliktet në Lindjen e Mesme.
Deklarata e Erdoganit më 29 shkurt është parë si përpjekje për t’i bërë presion Bashkimit Evropian që ta mbështesë një ofensivë të forcave të tij në Siri.
“Unë e di që Turqia është në një situatë të vështirë sa u përket refugjatëve dhe migrantëve, por ajo që ne shohim tani, nuk mund të jetë përgjigjja dhe zgjidhja”, tha von der Leyen në një konferencë për gazetarë në Bruksel.
“Sfida me të cilën Greqia po përballet tani, është një sfidë evropiane”, shtoi ajo.
Erdogan përsëriti të hënën se “miliona” migrantë dhe refugjatë do të nisen së shpejti drejt Evropës.
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale Policia kantonale e St. Gallen ka shënuar rezultate të para konkrete në luftën kundër pedofilisë në... -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare -
Magic Pass vazhdon zgjerimin, por disa qendra skijimi mbeten jashtë -
UDC nis fushatë për iniciativën “Jo një Zvicër me 10 milionë banorë”















