Lajme
Kriza në eurozonë, reflektime edhe në Kosovë
Njohës të çështjeve ekonomike në Prishtinë thonë se si rrjedhojë e krizës ekonomike në Evropë, viti 2012 do të jetë i vështirë edhe për ekonominë e Kosovës.
Sipas tyre, kriza në eurozonë mund të ndikojë në mënyrë indirekte, por sidoqoftë do t’i ketë efektet e veta negative.
Profesori i ekonomisë në Institutin “Riinvest”, Alban Hashani thekson se ekonomia kosovare nga kjo krizë do preket në disa segmente.
“Kriza në eurozonë mund të përcillet përmes disa kanaleve, por jo në ndikim të drejtpërdrejtë, për shkak se Kosova ka një integrim të vogël me këto ekonomi. Megjithatë, ndikimi i tërthortë do të ishte përmes importeve, i cili ka një pjesëmarrje të madhe të konsumit të qytetarëve dhe, së dyti, do të mund të kishte ndikim në zvogëlimin e potencialit investues në investimet eventuale në Kosovë”, tha ai për Radio Evropa e Lirë.
Ndikimet e krizës ekonomike evropiane në vendin tonë i ka paralajmëruar ditë më parë edhe shefi i Bankës Botërore në Kosovë, Jan Peter Olters, i cili ka thënë se Kosova dhe shtetet e rajonit në vitin 2012 do të përballen me një klimë të rëndë ekonomike.
Shkalla e lartë e papunësisë dhe mungesa e investimeve të jashtme, sipas Jan Peter Olters, janë dy nga sfidat kryesore të Kosovës, në një kohë kur Evropa është në një krizë për shkak të borxheve të mëdha të Greqisë.
Ai ka thënë se Kosova duhet sa më parë të zvogëlojë hendekun në infrastrukturë dhe teknologji në raport me shtetet e zhvilluara.
Agron Demi nga Instituti për Hulumtime dhe Zhvillime të Avancuara (GAP), thotë se kriza ekonomike globale mund t’i ketë ndikimet e veta edhe në ekonominë kosovare, kur dihet që vendi ynë përdorë valutën euro.
Për njohësit e çështjeve ekonomike, përveç ndikimeve që mund t’i ketë nga kriza në Evropë, Kosova ka qenë në krizë të vazhdueshme ekonomike si pasojë e mos hartimit të një plani të mirëfilltë të zhvillimit ekonomik, si dhe problemeve politike në të cilat ka kaluar vendi gjatë viteve të fundit.
Fondi Monetar Ndërkombëtar kohë më parë ka tërhequr vërejtjen se sistemi financiar në botë është tani më i prekshëm sesa në kohën e krizës globale në vitin 2008.
Në vështrimin e fundit, FMN-ja paralajmëroi për rrezikun e recesioneve të reja në eurozonë dhe SHBA, krizat e të cilëve nuk do të arrijnë të vihen nën kontroll në hapësirën ekonomike përkatëse.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih










