Shkurt.ch
Kriza sjell më shumë emigrantë nga Evropa në Zvicër
Fluksi i emigrantëve nga vendet evropiane, si Greqia, Portugalia, Spanja dhe Italia, është rritur dukshëm vitin e kaluar në Zvicër. Kështu tregojnë shifrat ende të papublikuara nga Zyra Federale për Migracion
Sipas këtyre statistikave që i ka publikuar “SonntagsBlick”, nga janari deri në nëntor 2012 nga katër vendet e Evropës 37.625 njerëz kanë “vërshuar” Zvicrën. Përqindjen më të lartë e përbëjnë portugezët. 17.270 portugezë i solli kriza vitin e kaluar në Zvicër. Në përqindje, trendi në rritje është edhe në mesin e spanjollëve dhe grekëve. Që nga viti 2009 spanjollët dhe grekët emigruan më shumë se dy herë.
Michael Glauser nga Zyra Federale për Migracion tha se shumica kanë një punë dhe kanë një leje qëndrimi.
Përderisa numri i emigrantëve është në rritje nga Spanja, Portugalia dhe Greqia, numri i atyre nga Gjermania ka shënuar rënie. Gjatë 2009-s kishin emigruar 33.941 gjermanë në Zvicër, ndërsa më 2012 deri në nëntor shifrat flasin për 25.791 gjermanë.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë












