Kosova
Krizë në Telekom, punëtorët nuk i marrin pagat
ATK ka riprogramuar marrëveshjen me Telekomin përmes së cilës do të bëhet pagesa e borxhit tatimor me këste
Një pjese të punëtorëve të Telekomit të Kosovës nuk u doli paga e muajit tetor, shkak për këtë është bllokimi i llogarive bankare nga ATK
Një pjesë e punëtorëve të Telekomit nuk kanë pasur arsye t’i ofrohen bankomatit në këtë fillimmuaji. Pjesës së menaxhmentit të kësaj kompanie publike nuk u kanë dalë pagat për muajin tetor.
E shkak për këto vonesa është bllokimi i llogarive bankare që Administrata Tatimore e Kosovës ia bëri Telekomit.
ATK ka riprogramuar marrëveshjen me Telekomin, përmes së cilës do të bëhet pagesa e borxhit tatimor me këste. Në këtë rast tatimpaguesi në fjalë obligohet që borxhin ta pagua brenda 12 muajve. Si rezultat i mosrespektimit të marrëveshjes që ka pasur më herët Telekomi me ATK-në, është bërë bllokimi i llogarive bankare, sipas dispozitave ligjore.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












