Lajme
Kroacia heq vizat e veta, për ata që kanë Schengen
Nga ky vendim, përfitojnë edhe kosovarët që tash janë më të izoluarit në Ballkan
Për vitin 2012, kalimi nëpër territorin e Kroacisë, i të gjithë atyre që kanë ndonjë vizë valide Schengen, do të jetë edhe më i lehtë.
Albinfo.ch ka siguruar një dokument zyrtar të shpërndarë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane të Kroacisë
Për më tepër, tashmë kosovarët, do të mund të shkojnë drejt shteteve të Evropës perëndimore edhe nëpër rrugët tokësore.
Kjo për faktin se Kroacia ka marrë vendim që të gjithë ata që kanë një vizë valide Schengen, nuk do të kenë nevojë të pajisen me vizë të veçantë kroate.
Madje, ata që kanë një vizë Schengen, mund edhe të qëndrojnë për një periudhë të caktuar në territorin e shtetit Kroat, apo thjesht të kalojnë transit.
Ky vendim i Qeverisë kroate, pritet të ndikojë pozitivisht edhe te kosovarët të cilët për shkak se janë të vetmit në rajon që nuk kanë liberalizim të vizave, biletat e avionit i paguajnë me çmime shumë të larta.
Përveç kësaj, ky vendim pritet të ndikojë pozitivisht edhe te diaspora e madhe shqiptare në Evropë të cilët zakonisht për festa dhe pushime, vijnë në shtetet e tyre të origjinës në Ballkan.
Kështu, Kroacia ka vendosur të heq vizat për të gjithë ata që në pasaportën e tyre kanë vizë valide të zonës Schengen, duke filluar nga 1 janari 2012.
Në këtë dokument, që u është shpërndarë të gjitha ambasadave të këtij shteti në botë si dhe Ministrive të Punëve të Jashtme të shteteve të ndryshme, jepen edhe shpjegimet përkatëse.
Një urdhëresë e tillë e nënshkruar të martën me 13 dhjetor në Zagreb, ka mbërritur edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës në Prishtinë.
Së paku tash për tash, ky udhëzim i ri i shtetit të Kroacisë, do të fillojë të aplikohet nga 1 Janari deri me 31 dhjetor të vitit 2012.
Aty shkruan se vendimi është marrë në mbledhjen e Qeverisë së Kroacisë me 7 dhjetor dhe ka për qëllim që të lehtësohet përkohësisht hyrja, qëndrimi dhe kalimi nëpër territorin e shtetit kroat.
Nga lehtësirat e kalimit nëpër Kroaci, qëndrimit, do të përfitojnë të gjithë ata persona të cilët kanë këto tri lloje vizash:
1-Leje qëndrimi Schengen, 2-Viza të përgjithshme Schengen (me dy apo më shumë hyrje) dhe 3-Viza të gjata qëndrimi (Viza D).
“Vizat Schengen duhet të jenë valide (me afat) në momentin kur dikush largohet nga shteti i Kroacisë”, thuhet në këtë vendim.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë San Bernardino, Alpet Zvicerane po synojnë skiatorët italianë dhe dashamirësit e borës duke lançuar një shërbim... -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve












