Kosova
Kroacia ia përkujton Thaçit parimin e Badinterit
Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, ka takuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në New York, me të cilin kanë biseduar për fazën finale të dialogut dhe për idenë e ndryshimit të kufijve në Ballkan. Presidentja kroate ka thënë se i ka kujtuar Thaçit “parimin e Komisionit të Badinterit, që kufijtë në territorin e ish-Jugosllavisë duhet të mbesin të gdhendur në gurë”, përcjell albinfo.ch.
“Ishte interesante të flisja me presidentin e Kosovës, Thaçin, për marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës dhe për temën që po dëgjohet së fundmi rreth mundësisë së shkëmbimit të territoreve. Këtu, ne jemi shumë të kujdesshëm dhe i kam treguar argumentet dhe qëndrimet tona si dhe faktin e parimit të Komisionit të Badinterit që kufijtë e ish-Jugosllavisë duhet të mbeten të gdhendura në gurë”, ka thënë presidentja kroate, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa, në njoftimin e Presidencës së Kosovës nuk përmend fare se në këtë takim është folur për parimin e Badinterit. “Për ne, Kroacia, si anëtare e BE-së dhe NATO-s, si dhe si një ndër aktorët kryesorë rajonalë, është partnere e Kosovës në shërbim të forcimit të stabilitetit dhe paqes në rajon. Ne ndajmë pikëpamje të përbashkëta për zhvillimet në rajon dhe kemi një partneritet tradicional”, citohet të ketë thënë presidenti.
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë Sipas Këshillit Federal kjo do të forcojë mbrojtjen kundër kërcënimeve më të mundshme - sulmeve nga... -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA












