Lajme
Kroacia me pagë të re minimale, mbi 1 mijë €
Qeveria kroate po merr një vendim për një pagë minimale bruto prej 1,050 eurosh deri në fund të muajit, njoftoi kryeministri Andrej Plenkoviq në Bruksel, përcjell albinfo.ch.
Me të mbërritur në samitin e BE-së, Plenkoviq komentoi mbi negociatat mbi pagat minimale midis sindikatave dhe punëdhënësve, duke vënë në dukje se me ligj Qeveria duhet të marrë një vendim mbi shumën e pagës minimale bruto për vitin e ardhshëm deri në fund të tetorit, raporton Index.hr.
“Pas një shqyrtimi shumë të kujdesshëm të disa propozimeve nga një komision i posaçëm, i cili përfshin profesorë, përfaqësues të sindikatave, si dhe përfaqësues të punëdhënësve dhe ekspertë, Qeveria dhe ministri të ndryshme po bëjnë vlerësimin se sa mund të jetë kjo shumë. Ne menduam se do të ishte e përshtatshme që paga minimale bruto të jetë 1,050 euro për vitin e ardhshëm”, tha Plenkoviq,
Ai tha se në nëntë vitet e qeverisjes së tij, Kroacia kaloi nga 61 përqind e PBB-së për frymë në 78 përqind krahasuar me mesataren evropiane, ndërsa Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit nga 11,000 në 22,000 euro, dhe nga 47 miliardë në pothuajse 93.4 miliardë euro, që është shuma që do të arrijë në fund të vitit.
Plenkoviq tha se ambicia e qeverisë është që paga minimale bruto të jetë afërsisht 1,250 euro deri në fund të mandatit të tretë, ndërsa ditëve të sotit është 970 euro.
E-Diaspora
-
Britani
Në Londër shënohet 10-vjetori i Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë Ambasadori Kapiti merr pjesë në përvjetorin e 10-të të Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë në Londër... -
Paris
Ramë Dardania pjesë e ekspozitës ndërkombëtare në Carrousel du Louvre, Paris 2026 -
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën ‘Kalorëse e Republikës Franceze’ -
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Debati mbi menutë vegane për nxënësit e shkollave Parlamenti i qytetit të Cyrihut po shqyrton mundësinë e ofrimit të ushqimeve vegane për nxënësit e... -
Katër shtetas zviceranë mbështetës të ISIS-it në kampe në Siri -
Këshilli Federal dëshiron mbrojtje më të mirë për komunitetin LGBTQIA+ -
Gjeneva paralajmëron për rritjen e pasigurisë -
Vonesa në pagesën e përfitimeve të papunësisë në Zvicër













