Lajme
Kroacia nga sot, pjesë e eurozonës
Kroacia është bërë shteti i 20-të anëtar i BE-së që hyri në Eurozonë dhe zëvendëson monedhën e saj kombëtare, kunën, me euron.
Shteti ballkanik është tashmë ekonomi shumë e “euroizuar”, sepse më shumë se gjysma e kursimeve dhe kredive të brendshme janë në euro, ndërsa më shumë se dy të tretat e shkëmbimeve ekonomike dhe i njëjti numër turistësh vijnë nga Eurozona.
Zëvendësimi i kunës me euron është proces që teknikisht filloi me evidentimin e çmimeve të dyfishta që u bënë të detyrueshme pothuajse në të gjitha pikat e shitjes dhe që shumë shitës me pakicë e prezantuan edhe përpara afatit të përcaktuar, 5 shtatorit, shkruan euronews, përcjell albinfo.ch.
Euro është bërë zyrtarisht valutë kroate në mesnatën e 1 janarit 2023, por deri më 14 janar qytetarët do të mund të paguajnë ende në kuna.
Në fillim të dhjetorit 2022, Kroacia mori mbështetjen unanime të të gjitha vendeve anëtare të BE-së për hyrjen në Shengen nga sot (1 janar 2023), duke zgjeruar kështu zonën Shengen për herë të parë në më shumë se një dekadë.
Ministrat e Punëve të Brendshme të BE-së pranuan zyrtarisht hyrjen e Kroacisë në zonën Shengen, ndërsa bllokuan Bullgarinë dhe Rumaninë, të cilat ishin gjithashtu kandidate.
E-Diaspora
-
Samiti IV-të i Diasporës Shqiptare në Tiranë, 14–15 prill 2026 Rreth 2.26 milionë shqiptarë jetojnë aktualisht jashtë vendit të lindjes, duke përbërë një prani të konsoliduar... -
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri -
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf”
Jeta në Zvicër
-
Trump kritikon sërish Zvicrën Trump rikthen kritikat ndaj Zvicrës dhe përmend deficitin tregtar... -
Ushtria Zvicerane ndalon përkohësisht 238 tanke për shkak të defekteve teknike -
Zviceranët blejnë gjithnjë e më shumë jashtë vendit, pavarësisht masave qeveritare -
Frangu zviceran thyen rekorde të reja ndaj euros dhe dollarit -
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë?














