CH-Ballkani
Kryemadhi: Me këtë qeveri Shqipëria drejt humnerës
Ajo ka thënë se nuk beson në fuqinë e kësaj qeverie për ndryshimet të cilat i duhen vendit
Ndaj kabinetit të qeverisë “Rama 2” ka reaguar edhe ish-aleatja e qeverisë së kaluar, tash në opozitë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Ajo ka thënë se nuk beson në fuqinë e kësaj qeverie për ndryshimet të cilat i duhen vendit, transmeton albinfo.ch.
“E vetmja gjë e re, në këtë qeveri të re me qeverisje të vjetër, do të jetë fakti se Shqipëria po shkon drejt humbëtirës së pandalshme! Dhe jo vetëm ekonomike, por edhe shpirtërore. Kjo, sepse ‘Qeveria e re’ e kryeministrit të vjetër, me votat e blera nga paratë e krimit nuk është dhe nuk do të jetë më gjë tjetër, tashmë, përveçse një instrument me pak ministri, ku secila do të ketë si komanduese të saj bandën përkatëse që grabiti me ‘sukses’ votat. Vetëm kështu mund t’iu shpërblehet ‘mundi’ dhe ‘sakrifica’ kriminelëve dhe trafikantëve që përfshiu në zgjedhjet e 25 qershorit, kryeministri i ardhshëm”, thekson ndër të tjera në reagimin e Monika Kryemadhi.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në














