Maqedonia
Kryeministri i Maqedonisë propozon zgjedhje të parakohshme
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka propozuar mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme parlamentare pas dështimit për marrjen e datës për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian
Në paraqitjen e parë para mediave pas Samitit në Bruksel, Zaev tha se është i zemëruar me vendimin negativ të krerëve evropianë, të cilët, siç tha, nuk mbajtën premtimin e dhënë.
“Ne kryem obligimet tona, por jo edhe ata. Ne jemi viktimë të gabimit historik që tek ne ka shkaktuar dëshpërim të madh. Ky gabim i Unionit (Bashkimit Evropian) është gabim i madh”, tha Zaev, duke shtuar se megjithëkëtë dështim ai merr përgjegjësinë andaj edhe propozon mbajtjen e zgjedhjeve sa më shpejt që të jetë e mundur.
“Propozoj zgjedhje ta parakohshme, sa më shpejt në të cilat qytetarët do të sjellin vendimin dhe konfirmimin për rrugën e vendit tonë. Zgjedhjet do t’i propozoj në takimin e së dielës të liderëve te presidenti Stevo Pendarovski”, ka deklaruar Zaev.
Ai ka falënderuar liderët evropianë që mbështeten Maqedoninë e Veriut për marrjen e datës, por vendimi negativ tha se është pasojë e çështjeve të pazgjidhura brenda BE-së. Kreu i qeverisë aktuale tha se beson që qytetarët në zgjedhje do t’i japin mbështje politikave të deritanishme të integrimit, reformave, zhvillimit ekonomik dhe perpsektivës së vendit, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune












