Maqedonia
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut paralajmëron ndryshime në Qeveri
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka paralajmëruar se në dy javët e ardhshme do të merren vendime të mëdha për shtetin.
Ai ka thënë se në këtë kohë do të bëhen ndryshime në të gjitha strukturat, duke filluar nga hierarkia më e lartë.
Zaevi ka thënë se nuk bëhet fjalë për ndryshime partiake, por për dështime personale të funksionarëve, transmeton albinfo.ch.
“Siç e dini, të shtunën u certifikua presidenti i ri dhe të dielën u inaugurua, kanë kaluar vetëm disa ditë prej zgjedhjeve të fundit dhe gjatë pushimit kisha kohë të mendoj dhe të vlerësoj se çfarë duhet të bëjmë ne më tutje si Qeveri. Do të diskutohet për ndryshime për disa ministra, zv.ministra, drejtorë, mirëpo ende po diskutohen dhe po shqyrtohen mundësitë për ndryshime. Pasi të arrijmë të balancojmë qëndrimet, do t’i publikojmë emrat dhe shkaqet”, ka thënë ai.
Kryeministri ka folur edhe për hapjen e negociatave më BE-në, për çka ka thënë se janë optimistë.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) ka konfirmuar se dekada e fundit ka qenë më e nxehta e... -
Rritet kriminaliteti në Graubünden -
Personat që nuk paguajnë gjobat në Gjenevë nuk do të shkojnë në burg -
SBB zgjeron shërbimin e rezervimit të ulëseve -
Debat në Zvicër për ndihmën ndaj viktimave pas tragjedive në Kerzers dhe Crans-Montana













