Shkurt.ch
Kryeministri i një landi gjerman pritet nga 4 ministra zviceranë
Si njësia federale gjermane më e afërt me Zvicrën dhe njëra ndër më të fuqishmet, Baden Würtemmbergun e lidhin me Zvicrën shumë gjëra
Pritja që i është bërë dje në Bernë kryeministrit të Landit (Republikës) të Baden Württembergut gjerman, Winfried Kretschmann ka qenë një pritje e nivelit çfarë zakonisht u rezervohet shefave të shteteve. Katër ministra federalë të Zvicrës kanë takuar të parin e republikës fqinje veriore. Johan Schneider – Ammann, Doris Leuthard, Eveline Widemr Schlumpf dhe Didier Burkhalter kanë pasur takime të ndara me mysafirin gjerman, njofton magazina televizive 10vor10.
Duke qenë njësia federale gjermane më e afërt me Zvicrën dhe njëra ndër më të fuqishmet, Baden Würtemmbergun e lidhin me Zvicrën shumë gjëra. Prej një kohe është ne radhë të parë problemi me shpërndarjen e zhurmës së aeroplanëve të Aeroportit të Cyrihut në zonën kufitare, që mundon të dy shtetet.
Së fundi edhe problemi me marrëveshjen tatimore Zvicër-Gjermani, që po kundërshtohet nga landet e udhëhequra nga qeveritë e majta ka shkaktuar një tensionim plotësues në raportet fqinjësore. Kretschmann i takon partisë së Gjelbër.
Në përmbyllje të vizitës së kryeministrit të Baden Würtemmbergut janë lëshuar komunikata sipas të cilave është mbajtur një dialog konstruktiv dhe çështjet janë në rrugë të zgjidhjes.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës













