Shqipëria
Kryeministri i Shqipërisë: Turizmi po kthehet në industri, në tetor rritje mbi 80% në krahasim me vitin e kaluar
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë mbledhjes së Asamblesë së Zgjeruar e Partisë Socialiste ka thënë se sektori i turizmit në Shqipëri ka shënuar rritje mbi 80 për qind, shkruan albinfo.ch.
“Mora të dhënat e tetorit për turizmin, në krahasim me tetorin e shkuar mbi 80%, nga 365 mijë, 691 mijë turistë, nga janari në tetor ne kemi prekur pothuajse për disa mijëra numrin e 9 milionë turistëve në Shqipëri. Për të qenë të saktë, është 8.92, por gjithsesi është një shifër që do të ishte e paimagjinueshme disa vite më parë. Të mos harrojmë se kur flasim për turizëm, ka disa që mendojnë se është diçka që nuk ka lidhje me jetën e tyre të përditshme, turizmi po kthehet në industri dhe është eksporti më i madh, sepse nuk është se ata turistë që vijnë rrinë në ajër, ata do të thotë njëkohësisht rrisin në mënyrë eksponenciale konsumin, rrisin kërkesën për shërbime, për prodhime, patjetër rrisin në mënyrë të ndjeshme të ardhurat”, ka thënë ai, përcjell TCH.
Tutje, ai u shpreh se po ta shikojmë të zbërthyer se çfarë qëndron mbrapa kësaj pamjeje konkrete të transformimit të Shqipërisë në sytë e botës janë një sërë politikash që janë vënë në zbatim.
“E di që nuk është shumë tërheqëse të dëgjosh shifra, por duke qenë se kjo është mbledhje do të doja të rreshtoj disa shifra të rëndësishme për të pasur parasysh se Shqipëria sot është gjithmonë edhe më atraktive dhe më e respektuar jo vetëm se ka një pamje të bukur, por sepse pas asaj pamjeje të bukur kanë ndodhur gjëra të rëndësishme. Fondi Monetar Tregtar tha se Shqipëria ka një prej ekonomive më rezistente në rajon, të kesh ekonomi rezistente brenda kapacitetit që ke, nuk është diçka që e kanë të gjithë. Agjencia e Vlerësimit të Shteteve bëri pas 7 vjetësh një tjetër rritje të rëndësishme në vlerësimin e Shqipërisë duke e kaluar nga vlerësimi B+stabël, në B+me perspektivë positive”, ka deklaruar tutje ai.
E-Diaspora
-
Valentina Fazlija zgjidhet për herë të parë në Ansamblenë e qytetit të Cyrihut Përveç Valentina Fazlijës (FDP), në Ansamblenë e qytetit të Cyrihut janë edhe tre politikanë të tjerë... -
Shqiptari nga Kosova i mbijeton tragjedisë në autobusin në Zvicër: Brenda pak sekondash autobusi u mbush me tym -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon -
Ambasada e Kosovës në Zvicër: Ende nuk ka informata nëse ka shtetas kosovarë mes viktimave të tragjedisë në autobus -
Shqiptarja që jeton në Izrael flet për situatën atje: Veç mbrëmë u sulmuam 4 herë nga Irani
Jeta në Zvicër
-
Henniez: Uji mineral i ndotur nga pesticidet Pas një skandali të zbuluar nga RTS, kompania Henniez nuk mund të përdorë më filtrat e... -
Tri spitale të Zvicrës në listën e 20 spitaleve më të mira në botë -
Rriten primet e sigurimit të veturave në Zvicër -
Tragjedia në Chiètres: I dyshuari për zjarrin në autobusin postar ishte raportuar i zhdukur nga spitali -
Qyteti zviceran Interlaken shtrëngon rregullat, ndërsa shtëpitë e dyta rriten ndjeshëm










