Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë uron Pashkët me videon e krijuar nga Inteligjenca Artificiale

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët katolikë me një video të krijuar nga Inteligjenca Artificiale.

Përmes pamjeve të publikuara në rrjetin social “Facebook”, në video shihet Edi Rama duke ngjyrosur vezët në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë.

“Gëzuar Ditën e Re”, ka shkruar ai.