Kosova
Kryeministri Kurti hap “Ditën e Agilitetit” në Cyrih, me bankat UBS dhe Julius Baer
"Hapja e aktivitetit bëhet me Albin Kurtin, Kryeministrin e Kosovës, vend ky që gjithnjë e më shumë po zhvillohet në një `Nearshoring-Hub`"
Të enjten, më 31 tetor, Cyrihu do të bëhet epiqendra e transformimit të shkathët (agil) dhe strategjive dixhitale të së ardhmes. Shefa të ekzekutivit dhe udhëheqës të mendimit takohen në Qendrën e Kongreseve të Cyrihut për të fituar njohuri mbi fuqinë e shkathtësisë në kombinim me AI dhe qasjet novatore të menaxhimit, transmeton albinfo.ch.
“Business Agility Day 2024” do të zhvillohet në Cyrih më 31 tetor – një ngjarje njëditore që do të bashkojë drejtues nga sektorë të ndryshëm biznesi për të diskutuar shkathtësinë transformuese në sektorin financiar dhe më gjerë. Veprimtaria në Qendrën e e Kongreseve të Cyrihut ka “në shënjestër” vendimmarrësit që duhet të afirmohen në një mjedis dinamik biznesi, shkraun finews.ch.
Nën moton “Leading Through Change”, (Të udhëheqësh përmes ndryshimit) fokusi këtë vit është te menaxhimi i shkathët, transformimi dhe roli i ardhshëm i AI dhe të dhënave.
Në këtë aktivitet marrin pjesë drejtues të lartë të bankave dhe kompanive të mëdha të sigurimit si UBS, Julius Bär, Raiffeisen Bank, AXA, Baloise etj.
Ndërsa hapja e aktivitetit bëhet me Albin Kurtin, Kryeministrin e Republikës së Kosovës, vend ky që gjithnjë e më shumë po zhvillohet në një “Nearshoring-Hub” (që kuptohet si “zhvendosje e aktiviteteve operacionale në vendet e afërta”). Florian Schwab, drejtor botues i finews.ch, do të intervistojë folësin kryesor, si pjesë e një bisede dreke.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës Zhvillimi i e-ID, i miratuar në një referendum në shtator 2025, ishte planifikuar për vjeshtën e... -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave











