Kosova
Kryeministri Kurti priti në takim ministren e Mbrojtjes së Zvicrës, Viola Amherd
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ministren e Mbrojtjes së Zvicrës, Viola Amherd. Duke shprehur mirënjohjen e thellë për kontributin e Zvicrës dhënë Kosovës para, gjatë dhe pas luftës, e pas pavarësisë së Kosovës, Kryeministri Kurti e falënderoi edhe për ndihmën e vazhdueshme në programet e zhvillimit të ekonomisë dhe demokracisë, përcjell albinfo.ch.
Ai theksoi se Kosova dhe Zvicra ndajnë vlerat e përbashkëta, me mërgatën tonë në Zvicër, që janë urë lidhëse mes dy shteteve tona.
Përtej bashkëpunimit bilateral në ekonomi dhe rritjes së volumit tregtar, kryeministri theksoi gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të zgjeruar bashkëpunimin edhe në fushën e mbrojtjes.
Duke theksuar që Kosova është tregim suksesi i zhvillimit demokratik, ai e njoftoi Ministren Amherd me progresin ekonomik dhe demokratik të vendit tonë. Po ashtu, theksoi synimet dhe planet e Kosovës për anëtarësim në Partneritetin për Paqe të NATO-s, Këshillin e Evropës, si dhe aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ministrja Amherd tha se Zvicra dhe Kosova ndajnë vlera të përbashkëta, Ajo potencoi rëndësinë e mërgatës së madhe nga Kosova, që kontribuon në ekonominë e Zvicrës.
Duke ritheksuar mbështetjen e Zvicrës për Kosovë dhe zhvillimin e saj demokratik, ajo tha se për Zvicrën është shumë e rëndësishme të ketë shtete stabile dhe sovrane në rajonin e Ballkanit.
U potencua gatishmëria e Zvicrës për të ndihmuar e asistuar Qeverinë e Republikës së Kosovës për rritje të mëtejme të indikatorëve pozitivë ekonomikë.
Gjatë takimit u bisedua për gjendjen e sigurisë në Kosovë, rolin e KFOR-it, situatën politike në rajon, rëndësinë e Procesit të Berlinit, si dhe për dialogun e Brukselit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dita e Pavarësisë së Kosovës u festua me muzikë klasike në Emmedingen Shqiptarët e Emmendingenit me „Yjet e Kosovës“ janë shembulli më i mirë dhe pasuri e qytetit... -
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike
Jeta në Zvicër
-
Zonat e skive në Fribourg po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara tek zviceranët që flasin gjermanisht Zonat e skive në Parmalet e Fribourg po tërheqin më shumë vizitorë zviceranë që flasin gjermanisht.... -
Berna do të ndalojë autobusët në qendër të qytetit -
Zvicra heton helmim të mundshëm nga formula e foshnjave -
Donacione rekord të flokëve për paruke, pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: 54-vjeçarja në gjyq për ngordhjen e maces së saj












