Lajme
Kryeministri Thaçi zhgënjen veteranët
Takimi i Këshillit të grevistëve të veteranëve të UÇK-së me kryeministrin Hashim Thaçi, në ditën e 60-të të grevës, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Financave Bedri Hamza, nuk ka sjell ndonjë datë të saktë se kur do të procedohet Ligji për vlerat e luftës për miratim në Kuvendin e Kosovës.
Ndërsa veteranët të zhgënjyer u kanë bërë thirrje bashkëluftëtarëve dhe qytetarëve që t’i përkrahin të premten në protestën që do të mbahet në ora 12.00.
Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi i zhgënjyer nga ky takim, ka thënë se arsyetimet e kryeministri Thaçi mbeten ende të njëjta dhe të pa baza, me premtimin se javën e ardhshme Ligji për vlerat e luftës do të procedohet në Kuvend.
Veteranët e UÇK-së, thonë se nuk do ta ndërprenë grevën dhe nuk do të pranojnë asnjë lloj dokumenti, por vetëm miratimin e Ligjit që e njeh të plotë luftën e UÇK-së dhe popullit për liri.
Veteranët e UÇK-së javën e kaluar patën paralajmëruar që nga greva do të kalojnë në protesta, por anuluan këtë plan pas premtimeve të kryeministrit Hashim Thaçi, se ligji do të procedohet në Kuvend më 20 korrik.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













