Shqipëria
Kryeministrja e Italisë shkon me traget në Vlorë
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka udhëtuar me traget me familjen e saj, pasditen e së hënës, për në Vlorë.
Nën masa të rrepta sigurie në portin e Vlorës, Meloni është pritur nga vetë kryeministri Rama, si dhe punonjës të konsullatës italiane, për ta shoqëruar më pas në vilën qeveritare në Vlorë, aty ku ishte parashikuar një vizitë, shkruan Top Channel.
Mësohet se Meloni ndërpreu pushimet e saj në një fermë në zonën e Puglias dhe u nis nga Brindizi me një traget linje drejt Vlorës, bashkë me bashkëshortin Andrea Giambruno, vajzën Ginevra dhe motrën e saj, Arianna, e bashkëshortin Francesco Lollobrigida, përcjell albinfo.ch.
Mediat italiane shkruajnë se kryeministrja ka pranuar ftesën e kryeministrit Rama për të vizituar Shqipërinë, ndërsa pritet të qëndrojë 2 deri në tri ditë në Vlorë.
Kjo ftesë ishte publike në intervistat e fundit dhënë për mediat italiane, ku fokusi ishte te bumi i turistëve italianë drejt vendit tonë.
Rama e ka quajtur Melonin ‘motra e vogël e Shqipërisë’, shkruan Top Channel.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026













