Kosova
Kryeparlamentarja e Sllovenisë sot pritet nga Donika Gërvalla
Kryeparlamentarja e Sllovenisë, Urska Klakocar Zupancic, po qëndron edhe sot në Kosovë.
Ajo do të pritet në takim nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
“Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schëarz, pret në takim Kryeparlamentaren e Republikës së Sllovenisë, Urška Klakočar Zupančič, në objektin e MPJD-së”.
Zupancic dje është takuar me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe me presidenten Osmani.
Pas takimit presidentja Osmani shprehu vlerësimin e thellë për mbështetjen e palëkundur të Sllovenisë në rrugën e Kosovës për liri, pavarësi dhe shtetndërtim.
Sipas presidentes Osmani, Sllovenia është mike dhe aleate e fuqishme e Kosovës, ndaj i shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.
“Sllovenia dhe Kosova kanë një lidhje të fortë dhe ne jemi të përkushtuar të punojmë së bashku për t’i adresuar sfidat e përbashkëta dhe për të shfrytëzuar mundësitë e shumta për bashkëpunim. Përmes bashkëpunimit, ne mund t`i arrijmë qëllimet tona të përbashkëta dhe të kontribuojmë në ruajten e stabilitetit dhe prosperitetit në rajonin tonë dhe përtej”, ka theksuar Osmani.
Sipas saj, Kosova është shembull pozitiv në rajon me progresin në fushën e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, transparencën, qeverisjen e mirë dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
Osmani theksoi se synimi i politikës së jashtme të Kosovës mbetet i fokusuar në forcimin e pozitës ndërkombëtare dhe anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, me ç’rast potencoi edhe rolin e rëndësishëm të diplomacisë parlamentare.
Në këtë linjë, Osmani shtroi nevojën e vazhdimit të mbështetjes sllovene për anëtarësim në BE, NATO, sikurse edhe në organizata ndërkombëtare.
U diskutua edhe për rëndësinë e bashkëpunimit ndërparlamentar të grupeve të miqësisë ndërmjet dy parlamenteve dhe shkëmbimit reciprok të përvojave.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud Qindra pacientë me sigurim privat ose gjysmë-privat përballen me refuzimin e rimbursimit të faturave mjekësore nga... -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre












