Lajme
Kryeparlamentarja e Zvicrës udhëton në Ukrainë
Një delegacion parlamentar prej katër anëtarësh i kryesuar nga kryetarja e Dhomës Nacionale, Irène Kälin, po zhvillon një vizitë zyrtare në Ukrainë
Kryetarja e Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës, Irène Kälin së bashku me anëtarët (deputetët) Roger Nordmann (SP/VD), Nik Gugger (EPP/ZH) dhe Yves Nidegger (SVP/GE) të shoqëruar nga ambasadori zviceran në Ukrainë, Claude Wild, kanë udhëtuar sot në Ukrainë për një vizitë zyrtare.
Këtë njoftim e kanë dhënë Shërbimet Parlamentare në një deklaratë për shtyp, transmeton albinfo.ch.
Sipas saj, vizita synon të shprehë “solidaritetin e Zvicrës me popullsinë ukrainase dhe mbështetjen për presidentin e Parlamentit, Ruslan Stefanchuk dhe homologët ukrainas”.
Përveç një takimi në Parlamentin e Ukrainës, në rendin e ditës janë edhe një vizitë në qytetet Bucha dhe Irpin.
Delegacioni do të “shqyrtojë situatën në Ukrainë, gjatë takimit me kryetarin e parlamentit Ruslan Stefanchuk dhe anëtarët e parlamentit ukrainas”, thuhet në deklaratë, përcjell albinfo.ch. Gjithashtu, është planifikuar që kryeparlamentarja zvicerane të flasë para Parlamentit të Ukrainës.
Të dy vendet kanë mbajtur marrëdhënie diplomatike që kur Ukraina fitoi pavarësinë në dhjetor 1991.
“Zvicra mbështet procesin e reformave në Ukrainë dhe kërkimin e një zgjidhjeje paqësore të luftës me Rusinë”, shkruajnë shërbimet parlamentare, shrkuan sda.ch.
Në shtator të vitit të kaluar, Presidenti i atëhershëm i Këshillit Kombëtar, Andreas Aebi (SVP/BE), pati përfaqësuar Zvicrën në samitin e Platformës së Krimesë në Kiev.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












