Kriza në Ukrainë
Kryeqyteti ukrainas u godit sot nga sulmi i parë ajror pas 52 ditësh
Kryeqyteti i Ukrainës, Kiev, dhe rajonet afër tij janë sulmuar me raketa për herë të parë pas një pauze prej 52 ditëve, teksa forcat ruse i vazhduan sulmet me dronë në lindje dhe jug të Ukrainës.
Kreu i administratës ushtarake të Kievit, Serhiy Popko, ka thënë se Rusia e sulmoi kryeqytetin me një raketë balistike.
“Pas një pauze të gjatë prej 52 ditëve, armiku i ka rinisur sulmet raketore në Kiev. Raketa dështoi të arrijë në Kiev, mbrojtja ajrore e rrëzoi atë sapo iu afrua kryeqytetit”, ka thënë ai, raportojnë mediat ndërkombëtare, përcjell albinfo.ch.
Guvernatori rajonal i rajonit qendror të Kievit, Ruslan Kravchenko, ka thënë se pesë shtëpi private dhe disa ndërtesa komerciale në atë zonë janë dëmtuar, ndërsa deklaroi se dy raketa ruse ranë në një fushë mes vendbanimeve.
Ndryshe, Rusia i ka rritur bombardimet në portet e Ukrainës, përfshirë në Odesa, dhe në infrastrukturën e drithërave që kur është tërhequt nga marrëveshja e Detit të Zi për drithërat.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur që reforma e tatimit mbi banesat të hyjë në fuqi... -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane -
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit











