Kosova
Kryesia sot vendos për seancën e shpërndarjes së Kuvendit
Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mblidhet për të nisur përgatitjet për të mbajtur seancën për shpërndarjen e Kuvendit.
Kryekuvendari Kadri Veseli ka qenë ai që ka ftuar kryesinë, pasi refuzoi thirrjen e presidentit Hashim Thaçi për të caktuar një mandatar të ri për kryeministër pas dorëheqjes së Haradinajt.
“Kjo mbledhje ka për qëllim të saktësojë në mënyrë zyrtare dhe institucionale qëndrimet e çdo grupi parlamentar në lidhje me situatën e krijuar pas rënies së Qeverisë së Kosovës, si dhe konkretizimin e hapave për përcaktimin sa më të shpejtë të datës së zgjedhjeve të parakohshme”, deklaroi Veseli
Sipas tij, shteti nuk guxon të mbetet në vakum institucional dhe pa vendimmarrje legjitime. Ai theksoi se si kryetar i Kuvendit, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që vendi sa më shpejtë të zhvillojë zgjedhje të lira dhe demokratike përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit "Ky akt përfaqëson një dëshmi të qartë të solidaritetit të vazhdueshëm të Zvicrës me Kosovën", ka... -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit
Jeta në Zvicër
-
SHBA fillon hetime kundër Zvicrës për tregti të padrejtë Shtetet e Bashkuara kanë hapur një hetim kundër Zvicrës për tregti të padrejtë. Sipas zëdhënëses, Këshilli... -
Në Zvicër po zhvillohet një vaksinë kundër kancerit e krijuar posaçërisht për çdo pacientë -
Central gjigant në Zvicër 600 metra nën tokë, një nga më të fuqishmit në Evropë -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih












