Kosova
Kryetarët serbë sot marrin drejtimin e komunave veriore
Kryetarët shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit të premten do t’ua dorëzojnë detyrën. Në orën 11:00, Izmir Zeqiri në Zubin-Potok, Lulzim Hetemi në Leposaviq e Ilir Peci në Zveçan ua dorëzojnë detyrën kryetarëve të rinj që i përkasin Listës Serbe. Ata kanë kërkuar që kryetarët e rinj të respektojnë ligjet e Republikës, simbolet e saj e edhe vendimet që u morën gjatë administratës shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Zeqiri që udhëhoqi Zubin-Potokun për dy vjet e gjysmë tha se të premten pas betimit, do t’ia dorëzojë detyrën kryetarit të ri bashkë me dokumentacionin e vendimet që ka marrë gjatë mandatit.
“Gjithçka, me protokoll, me dokumentacion, me asete siç janë veturat, regjistrat e punësimeve e asetet e tjera. Krejt janë aty në protokolle. Natyrisht kjo është aset i komunës dhe natyrisht që këto duhet t’i dorëzojmë”, ka thënë Zeqiri.
Zeqiri thotë se gjatë udhëheqjes së tij, komuna ka marrë kthesë tjetër në drejtim të respektimit të raporteve ndëretnike, të cilat thotë se duhet t’i kultivojë pasardhësi i tij, nëse nuk dëshiron probleme me ligjin.
I gatshëm për dorëzimin e detyrës është shprehur edhe kryetari i Zveçanit, Ilir Peci.
“Ne jemi përgatitur në mënyrë zyrtare sipas rregullores, sipas ligjit për ta bërë pranim-dorëzimin. Edhe në zyrën time të gjitha dokumentacionet janë të gatshme, i kemi përgatitur raportet për dorëzim në mënyrë zyrtare. Shpresoj nga ana e tij nesër vetëm të respektojë ligjet e Republikës së Kosovës, asgjë më shumë e as më pak, as ai e as unë”, ka thënë Peci.
Kryetari Peci thotë se përveç dokumentacionit në zyrat e komunës ka lënë edhe flamujt e Kosovës dhe fotografinë e presidentes së shtetit, të cilat pret të respektohen.
Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha në një përgjigje për KOHËN se inaugurimi i kryetarëve serbë do të bëhet në përputhje të plotë me ligjet.
Ai bëri të ditur se përfaqësues të MAPL-së do të jenë prezentë në këto seanca.
“MAPL ka krijuar ekipe për monitorimin e seancave inauguruese, të cilat do të jenë të pranishme fizikisht në të gjitha mbledhjet për të siguruar respektimin e të gjitha procedurave kushtetuese dhe ligjore. Në çdo rast kur konstatohet mosrespektim i këtyre procedurave, MAPL do t’i shpallë të paligjshme dhe jo legjitime seancat përkatëse”, ka thënë Krasniqi.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve Me 108 vota pro dhe 63 kundër, këshilli kantonal i Cyrihut miratoi një kundërpropozim për një... -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide












