Lajme
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, merr pjesë në WEF në Davos
Siç njoftohet nga WEF të kryetari i bashkisë së Kievit dhe ish-kampioni i botës në boks Vitaly Klitschko do të vijë në Davos. Pritet edhe vëllai i tij Vladimir Klitschko
Lufta në Ukrainë do të jetë një nga temat dominuese në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) në Davos. Ndër të tjera, kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, ka konfirmuar praninë e tij në qytetin alpin zviceran, ka njoftuar të premten WEF.
Ndërsa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të bashkohet virtualisht dhe do të mbajë fjalimin e hapjes më 23 maj, transmeton albinfo.ch.
Ndër të tjera, aty pritet të jenë zëvendëskryeministri i Ukrainës, Mychajlo Fedorov, pesë deputetë dhe Wladimir Klitschko, vëllai i kryetarit të bashkisë së Kievit dhe kryetar i Fondacionit Klitschko.
“Bota është në një pikë kthese historike dhe kjo kërkon që ne të adresojmë sfidat aktuale gjeoekonomike dhe gjeopolitike urgjentisht dhe shpejt”, thuhet në një deklaratë të publikuar nga WEF.
Takimi vjetor i fondacionit të themeluar në vitin 1971 zhvillohet tradicionalisht në janar, në Davos, shkruan 20minuten.ch. Ai ishte shtyrë kësaj radhe për në maj për shkak të kufizimeve të udhëtimit të lidhura me koronavirusin.
Takimi, ku zakonisht marrin pjesë rreth 3000 sipërmarrës, zyrtarë shtetërorë, politikanë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, do të zhvillohet nga data 22 deri më 26 maj, përcjell albinfo.ch. Sipas informacioneve të tij, forumi angazhohet të sigurojë që aktiviteti sipërmarrës të jetë në shërbim të shoqërisë dhe që të gjithë në tokë të përfitojnë njëlloj prej tij.
Klitschko ka falënderuar Zvicrën për solidaritetin e treguar
Në fillim të prillit, Vitali Klitschko pati falënderoi Zvicrën për solidaritetin e saj me Ukrainën. “Përshëndetje Zvicrës. Dhe unë kam një mesazh për zviceranët: ju lutemi ndihmoni Ukrainën. Bashkohuni me ne. Së bashku mund t’i japim fund luftës në Evropë. Faleminderit për solidaritetin tuaj”, kishte thënë kryebashkiaku i Kievit në atë kohë për “SonntagsZeitung”.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria













