Kosova

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë takon krerët e shtetit të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Kreu i ekzekutivit doli në oborrin qeveritar për ta mirëpritur zyrtarin e lartë shqiptar, transmeton albinfo.ch.

Paraprakisht, Peleshi zhvilloi takime me presidenten e vendit, Vjosa Osmani e kryeparlamentaren, Albulena Haxhiu.