Shqipëria
Kryetari i PE, Tajani: “Ne kemi nevojë për kampe refugjatësh në Shqipëri”
"Ne kemi nevojë për kampe jashtë BE." Tajani u shpreh se e përfytyron si të mundshme, që qendra të tilla të ngrihen në Shqipëri apo Maqedoninë e Veriut
Para samitit jozyrtar të BE për azilin, presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani thekson se stabiliteti i Europës varet nga Gjermania. Tajani përfytyron mundësinë e kampeve në Shqipëri ose Maqedoninë e Veriut.
Italia dhe Greqia ndodhen po ashtu nën presion të madh. “Tani nuk bëhet fjalë për zgjidhje të veçuara kombëtare. Ne kemi nevojë për një strategji europiane.” Në samitin e Bashkimit Europian më 28 dhe 29 Qershor pritet të diskutohet ndër të tjera edhe çështja e refugjatëve. Partia kristiansociale CSU në Gjermani kërkon që menjëherë pas tij të vendosë se si do të veprojë. Ndërkohë këtë të dielë, presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ka ftuar në një takim në Bruksel vendet e BE-së për krizën e migracionit. 16 vende duan të marrin pjesë në këtë samit.
Kampe të mundshme në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut
Stabiliteti i Europës varet nga stabiliteti i Gjermanisë, tha Tajani. Ai është “kundër masave në kufijtë e brendshëm”. Zgjidhja ndodhet jashtë, jo brenda Bashkimit Europian. “Ne duhet të mbrojmë kufijtë e jashtëm me efektivitet. Duhet të investojmë më shumë në Afrikë për të luftuar arsyet e migracionit”, theksoi Tajani. Agjencia e Ruajtjes së Kufijve, Frontex duhet të forcohet me 10.000 vetë, kërkoi ai.
“Ne kemi nevojë për kampe jashtë BE.” Tajani u shpreh se e përfytyron si të mundshme, që qendra të tilla të ngrihen në Shqipëri apo Maqedoninë e Veriut. “Por ne kemi nevojë për kampe edhe në Afrikë. Libia është një vend që duhet stabilizuar. “Nigeria, Tunizia dhe Maroku janë po ashtu vende që mund të merren në konsideratë për kampe”, sipas presidentit të Parlamentit Europian.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti











