Lajme
Kryetari i SVP-së kërkon që Zvicra azilkërkuesit “e saj” t`i dëbojë në Afrikë
Nuk është për t'u habitur që Chiesa-s i pëlqen ideja, pasi SVP po fokusohet në emigracionin dhe migrimin në funksion të vitit zgjedhor 2023
Duke u nisutr nga fakti se Italia refuzon të marrë nga Zvicra refugjatët për të cilët, sipas Marrëveshjes së Dublinit do të ishte përgjegjëse si vend i hyrjes së tyre, kryetari i SVP-së Marco Chiesa dëshiron t’i dëbojë refugjatët në Afrikë.
“Sistemi i azilit ka dështuar”, thotë Chiesa për gazetën Blick. Shkelja e kontratës nga Italia tregon qartë se sistemi Shengen-Dublin nuk funksionon, transmeton albinfo.ch. Prandaj ai bën thirrje për një ngrirje të menjëhershme të pranimit të azilkërkuesve nga vendet e treta të sigurta. Chiesa bën thirrje gjithashtu për kontrolle sistematike në kufirin italian.
Ideja e zhvendosjes së emigrantëve të paligjshëm në Afrikë vjen nga përvoja britanike. Pak para Krishtlindjeve, një gjykatë atje ka konfirmuar se qeveria mund të dëbojë në Ruandë njerëzit që kanë hyrë ilegalisht në vend.
Sipas gjykatës, kjo procedurë nuk është në kundërshtim me Konventën e Gjenevës për Refugjatët. Kërkesa për azil nuk kontrollohet në Britaninë e Madhe, por në Ruandë.
Nuk është për t’u habitur që Chiesa-s i pëlqen ideja, pasi SVP po fokusohet në emigracionin dhe migrimin në funksion të vitit zgjedhor 2023. Ai dëshiron që Zvicra të rishikojë një qasje të ngjashme. Sistemi i azilit kështu mund të lehtësohet ndjeshëm, thotë ai.
Por, deri më tani, asnjë vend nuk e ka bartur në ndonjë vend tjetër, me sukses, sistemin e tij të azilit, madje as Britania e Madhe, shkruan 20minuten.ch në një artikull që lidhet e të parin. Këshilli Federal e konsideron idenë joreale.
Po kështu mendon edhe Constantin Hruschka, pedagog në disa universitete, ekspert i ligjit të azilit dhe studiues në Institutin Max Planck, transmeton albinfo.ch. Shanset e zbatimit ai i konsideron të ulëta – jo vetëm për Zvicrën, por edhe për Britaninë e Madhe.
Megjithëse Gjykata e Lartë e Londrës ka miratuar në thelb dëbimet në Ruandë, ka një sërë pengesash ligjore dhe organizative. Gjykata e të Drejtave të Njeriut kishte ndaluar më parë një fluturim për në Ruandë”, thotë eksperti, duke argumentuar pamundësinë e një veproimi të tillë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër Migrimi i brendshëm përtej kufijve gjuhësorë të Zvicrës ndonjëherë e vë në provë integrimin lokal. Në... -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis












