Lajme
Kthehen kolonat në kufijtë e Kosovës
Burime nga rajoni i Gjilanit thonë se në pikëkalimin e Konçulit, kolonat janë të gjatë deri 2 kilometra
Ardhja e mërgimtarëve për t’i kaluar festat e fundvit në Kosovë, ka shkaktuar menjëherë kolona të gjata në vendkalimet kufitare Kosovë-Serbi. Burime nga rajoni i Gjilanit thonë se në pikëkalimin e Konçulit, kolonat janë të gjatë deri 2 kilometra.
Gazeta “Zëri” sjell imazhe nga rajoni i Konçulit, ku shihen kolona të gjata të automjeteve në pikën kufitare.
Ndryshe, secilën herë që vijnë bashkatdhetarët nga diaspora, në pikëkalimet kufitare me Serbinë, në Konçul dhe në Merdare, regjistrohen kolona të gjata. Madje mërgimtarë gjatë verës kanë pritur deri në 7 orë në kufi për ardhje dhe për dalje nga Kosova.
Policia e Kosovës ka njoftuar bashkatdhetarët se në shfrytëzim janë edhe dy pika të tjera kufitare, Mutivoda dhe Muçibaba, prandaj bashkatdhetarët mund t’i shfrytëzojnë edhe ato me qëllim që t’i ikin kolonave.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës Banorët e sëmurë terminalisht në kantonin zviceran të Lucernës nuk duhet të jenë më të detyruar... -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane













