Lajme
“Vizita turistike” u përfundon në kufi, ende pa filluar
Udhëtarët u janë përgjigjur policëve se po bënin një vizitë turistike në Gjermani ose po i vizitonin familjarët. Por atyre u mungonin dokumentet përkatëse
Me rastin e një kontrollimi të bërë në autostradën A17 afër pikës kufitare me Austrinë, Policia Federale e Gjermanisë ka ndaluar të martën një autobus me 37 udhëtarë, në mesin e të cilëve 14 fëmijë. Bëhej fjalë për shtetas të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë ndërsa autobusi i tipit Mercedes ishte nisur nga Kosova, gjegjësisht nga Prishtina. Në tabelën e vendosur në xhamin e përparmë, madje mund të lexohet se ky Autobus qarkullonte në relacionin “Prishtin – Nürnberg”.
Me rastin e kontrollimit të pasaportave, të gjithë udhëtarët u janë përgjigjur policëve se po bënin një vizitë turistike në Gjermani ose po i vizitonin familjarët atje. Por sipas policëve ata të shumtën kanë rënë në kundërshtim me deklaratat e veta, shkruan sz-online.de. Kështu, policia ka ardhur në përfundim se udhëtarët nga Ballkani ia kishin mësyrë Gjermanisë për të hyrë ilegalisht, gjë që u vërtetua me mungesën e pasaportave . Vetëm njëri nga 37 ushëtarët kishte një leje të rregullt qëndrimi.
Pasagjerët janë ndaluar përkohësisht nga policia dhe u janë marrë shënimet bashkë e shenjat e gishtërinjve, transmeton albinfo.ch. Ndaj të rriturve që nuk kishin dokumente të rregullta janë ngritur kallëzime penale. Policia planifikon që pas përfundimit të hetimeve për vendet e prejardhjes së udhëtarëve, t`i dëbojë ata në shtetet përkatëse prej nga kanë ardhur.
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih Ndryshimi më i madh në historinë e transportit publik të qytetit të Cyrihut nuk ka shkaktuar... -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël












