Shqipëria
Ku do të fluturojë “Air Albania”?
Nënvizohet se Stambolli është destinaiconi i parë dhe më pas fluturimet do të shtrihen në Romë, Bolonjë dhe Londër
Autoriteti i Konkurrencës në një vendim të kësaj jave (datë 27 shtator) ka autorizuar përqendrimin për krijimin e ndërmarrjes së përbashkët “Air Albania”.
Në dokument ky institucion argumenton se përqendrimi nuk përbën kufizim të konkurrencës. Ndër të tjera Autoriteti bën një vlerësim të profilit që ka secili aksionet, ku i pari është “Albcontrol” me 10 për qind të aksioneve, 41 për qind “MDN Investment” dhe “Turk Hava Yollari A.O” me 49 për qind. I njëjti dokument jep detaje për linjat që do të mbulojë kompania ajrore shqiptare, regjistruar në QKR në 13 shtator, ku nënvizohet se Stambolli është destinaiconi i parë dhe më pas fluturimet do të shtrihen në Romë, Bolonjë dhe Londër, shkruan ‘monitor’.
Aktualisht kompania “Air Albania” nuk ka filluar ende fluturimet e rregullta me kalendar të përcaktuar për pasagjerët. Edhe pse është pranuar që gjithçka do të fillojë në tetor, nuk ka një datë të saktë, përcjell albinfo.ch.
Aktualisht po kryhen fluturime test në linjën Tiranë-Stamboll, ku stafi i “Air Albania” asistohet edhe nga “Turkish Airlines”.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori Gjigandi zviceran i ushqimit Nestlé zbuloi për herë të parë toksinën cereulidë në formulën e foshnjave... -
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 -
Pse burgjet zvicerane janë plot? -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij -
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana













