Kosova
Ku mund t’i shikoni detajet për mjetet që mund të tërhiqen nga Trusti
Në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës, Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për rimëkëmbje ekonomike me 72 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, transmeton albinfo.ch.
Një ndër nenet e këtij ligji ua mundëson qytetarëve të tërheqin në mënyrë të parakohshme deri në 10% të mjeteve të kursyera në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trust).
NJOFTIM PËR MIRATIMIN E PROJEKTLIGJIT QË LEJON 10%-SHIN
Të nderuar kontribuues,
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar sot projektligjin që lejon tërheqjen e 10% të kursimeve pensionale nga Trusti.
Por, ne jemi të OBLIGUAR që të presim që ky projektligj të nënshkruhet nga Presidenti i vendit e të publikohet në Fletoren Zyrtare që më pas të lejojmë aplikimin. Besojmë që ky proces nuk do të marrë shumë kohë, por nuk varet nga Trusti.
Menjëherë pasi ligji të hyjë në fuqi, Trusti do ta bëjë të ditur uebfaqen ku do të mund të aplikohet për 10%-shin si dhe do të japim detajet për aplikim.
E përsërisim këtu që të gjithë kontribuuesit e interesuar ta kenë parasysh që:
1) Aplikimi për tërheqjen e 10%-shit do të bëhet vetëm përmes internetit (do të jetë një uebfaqe e veçantë, që do ta bëjmë publike sapo të hyjë ligji në fuqi) dhe jo fizikisht në zyrën e Trustin.
2) Aplikimi për tërheqje mund të bëhet nga çdo kontribuues që ka mjete në Trust.
3) Aplikimi mund të bëhet vetëm me llogari bankare aktive personale në Kosovë (jo me llogari bankare të familjarit apo kujtdo tjetër).
4) Aplikimi me llogari bankare jashtë Kosovës nuk mund të bëhet.
5) Aplikimi me llogari bankare të biznesit nuk mund të bëhet.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes Gruaja 53-vjeçare shtetase italiane dhe burri 53-vjeçar shtetas serb po udhëtonin në drejtim të veriut në... -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë












