Lajme
Ku në Zvicër është 15 gushti festë publike?
Njerëzit në 8 kantone zvicerane dhe në disa komuna do të kenë ditë pushimi të enjten, më 15 gusht.
Gushti është sezoni i pushimeve në gjithë Evropën. Është muaji kur shumë zyra mbyllen, shumë bare dhe kafene të vogla mbyllin dyqanet dhe njerëzit largohen nga qytetet drejt liqeneve ose kalojnë kufirin për të arritur në qytetet bregdetare.
Por, disa njerëz në Zvicër do të jenë edhe më të lumtur këtë muaj – sepse atyre u është shtuar një ditë pushimi shtesë në pagesën e pushimit vjetor – e enjtja, 15 gushti është një festë publike në disa pjesë të vendit, transmeton albinfo.ch.
Natyrisht – siç është tipike për Zvicrën – situata se kush merr një ditë pushimi ndryshon në të gjithë vendin.
Këtë vit 15 gushti është një festë rajonale në Lucern, Obwalden, Nidwalden, Schwyz, Ticino, Uri, Valais dhe Zug. Dhe është një festë në disa komuna në Aargau, Basel-Country, Freiburg, Graubündern dhe Soluthurn.
15 gushti është një datë e rëndësishme në kalendar për shumë pjesë të Zvicrës, sepse është një ditë për të festuar Fjetjen e Virgjëreshës, e cila, sipas të krishterëve, përkujton ditën kur Virgjëresha Mari hyri në parajsë, shkruan thelocal.
Kjo do të nderohet me mesha në kishat anembanë vendit. Por, përveç kësaj, nuk ndodhin shumë gjëra të tjera, ndaj mos prisni parada apo fishekzjarre.
Shumë njerëz në gjithë Zvicrën do të përfitojnë nga pushimet duke u larguar për një fundjavë të gjatë. Ata ka të ngjarë të kenë marrë një ‘bridge day’ pushim nga puna të hënën për të bërë pushimet e tyre më të gjata.
Kur është festa e radhës publike?
Pas të martës në Zvicër janë pesë festa publike rajonale në shtator, ndërsa 1 nëntori (Dita e të Gjithë Shenjtorëve) është festë në disa kantone.
Në dhjetor ka më shumë festa rajonale, ndërsa 25 dhjetori – Dita e Krishtlindjeve – është festë kombëtare në gjithë Zvicrën.
E-Diaspora
-
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër Pajtim Gashi: “Donim një kompani që nuk shet vetëm pajisje, por ofron besim, korrektësi dhe profesionalizëm... -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Zvicër
-
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein Historia e saj është përfaqësuese e një kohe kur burra të fuqishëm e përdornin industrinë e... -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes











