Bota
Ku punojnë më së shumti gjermanët dhe francezët
52 mijë shtetas gjermanë kanë kaluar kufirin me Luksemburgun me qëllim punësimin
Emigrimin e njohim së fundmi si një fenomen ballkanik dhe afrikan, por ai ekziston edhe vetë brenda Bashkimit Evropian, ndonëse jo në të njëjta përmasa me ato të qytetarëve të shteteve të treta.
Edhe gjermanët, edhe francezët zgjedhin të emigrojnë për punë nga shtetet e tyre, por si vend pritës preferojnë kryesisht një tjetër anëtar të Bashkimit Evropian.
Luksemburgu është shteti që përzgjidhet më së shumti për të punuar nga banorët e Gjermanisë dhe Francës, transmeton TCH.
Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2018, 52 mijë shtetas gjermanë kanë kaluar kufirin me Luksemburgun me qëllim punësimin, përcjell albinfo.ch.
Te francezët ky numër është edhe më i lartë, duke arritur në 88 mijë. Shteti tjetër që kanë zgjedhur 46 mijë francezë është Belgjika.
Numri më i lartë i punëtorëve që lëvizin në një shtet tjetër të BE-së u përket polakëve, të cilët zgjedhin masivisht Gjermaninë.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti











