Kosova
Ku shkojnë paratë e dërguara nga mërgimtarët?
Remitencat në Kosovë vijnë nga Gjermania, Zvicra, SHBA-ja, Italia, Austria, Franca dhe shtete të tjera
Burim i rëndësishëm i të hyrave të ekonomive familjare në Kosovë vazhdojnë të jenë edhe dërgesat e mërgimtarëve.
Në vit, vlera e parave të dërguara nga diaspora, sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës, arrin shumën e rreth 600 milionë eurove. Por, jozyrtarisht shuma është më e madhe. Këto mjete vazhdojnë të shfrytëzohen kryesisht për konsum familjar.
Mërgimtarët të cilët pushimet i kalojnë në Kosovë, thonë se shpenzojnë vlera të konsiderueshme të mjeteve materiale kur janë në Kosovë, por ata thonë se gjatë tërë vitit dërgojnë para te familjarët e tyre, raporton “Radio Evropa e Lirë”.
Merita Berisha jeton dhe punon në Gjermani. Ajo thotë se pushimet i kalon çdo herë në Kosovë te familja e saj, për të cilët, siç thotë ajo, dërgon çdo muaj para.
“Ne si familje çdo herë kemi dërguar para në Kosovë, përafërsisht në muaj i dërgojmë nga 300 euro. Ato para ata (familja) i shpenzojnë për ushqim, veshmbathje, thjesht gjëra bazike. Tani që jam këtu në Kosovë, unë i shpenzoj deri në 3 mijë euro për dy apo tre javë sa do të qëndroj këtu”, thotë ajo, përcjell albinfo.ch.
Ismet Sadiku, i cili po ashtu jeton jashtë vendit dhe për pushime ka ardhur në Kosovë, thotë se shpenzon shumë gjatë qëndrimit të tij në vendlindje.
“Të gjitha kursimet i shpenzoj në Kosovë kur vi për pushime. Gjatë tërë kohës kam ndihmuar familjen time që jeton këtu. Ata kanë nevojë pasi që dihet se këtu në Kosovë ka papunësi të madhe dhe nuk arrijnë të mbulojnë shpenzimet me pagat që ata marrin”, thotë ai.
Një shumë e madhe e mjeteve diaspora kosovare sipas të dhënave zyrtare i investon edhe në blerjen e patundshmërive në Kosovë.
Bazuar në shënimet zyrtare, janë mes 700 – 800 mijë qytetarë të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës.
Zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës, Kushtrim Ahmeti, thotë për Radion Evropa e Lirë se remitencat krahasuar me vitin e kaluar kanë shënuar rritje.
“Në periudhën janar – maj vlera e parave të dërguara nga mërgimtarët ka arritur shumën e mbi 300 milionë eurove. Kjo shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017 ka një rritje prej 18.3 milionë euro. Një pjesë e madhe e këtyre e mjeteve shkojnë për konsum pastaj në investime, kryesisht në blerje të patundshmërive”, thotë Ahmeti.
Në remitencat që pranohen në Kosovë, shton Ahmeti vijnë nga Gjermania, Zvicra, SHBA-ja, Italia, Austria, Franca dhe shtete të tjera.
Shuma e dërgesave të emigrantëve në vit konsiderohet të jetë edhe më e lartë, pasi që një pjesë e mjeteve hyjnë në Kosovë edhe përmes formave tjera të cilat mund të mos përfshihen në të dhënat zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës.
Në anën tjetër, ekspertë të fushës vlerësojnë se marrëdhënia me diasporën kosovare duhet të kalojë nga një marrëdhënie e solidaritetit në një marrëdhënie të ekonomisë së tregut, ku emigrantët do të investojnë fondet e tyre.
Naim Dedushaj nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Diasporë, thotë për Radion Evropa e Lirë se diaspora kosovare po vazhdon të kontribuojë në ekonominë e vendit, por që parave të dërguara të cilët kryesisht shpenzohen për konsum, duhet t’i ndërrohet orientimi.
Ndryshe, remitencat përgjatë viteve kanë pasur një rol të rëndësishëm në ekonominë e vendit, duke nxitur rritjen ekonomike dhe duke siguruar të ardhura shtesë për familjet me të ardhura më të vogla.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën










