Shqipëria
Ku udhëtojnë më shumë shqiptarët?
Ndërkohë, ndër vendet me të preferuara jashtë janë Greqia, Italia, Spanja, Anglia, Turqia, Kosova, Gjermania dhe Mali i Zi
Më shumë shqiptarë kanë zgjedhur të pushojnë jashtë vendit vitet e fundit, ndërkohë që pas nuk mbeten dhe destinacionet brenda vendit.
Bregdeti gjatë periudhës së verës dhe Korça në dimër janë destinacionet më të preferuara.
Ndërkohë, ndër vendet me të preferuara jashtë janë Greqia, Italia, Spanja, Anglia, Turqia, Kosova, Gjermania dhe Mali i Zi.
Por në cilin muaj udhëtojnë më shumë shqiptarët?
Sipas anketës më të fundit të INSTAT mbi turizmin, përqindjet më të larta të udhëtimeve në vitin 2023 janë regjistruar në muajin gusht, me 14.9%, në korrik me 11.5%, në qershor me 10.4% dhe përgjatë fesatve të fundvitit me 11.9%. Nisur nga shifrat shohim se udhëtimet nga shqiptarët në muajin dhjetor kalojnë dhe dy muajt e verës, pra qershorin dhe korrikun.
Numri mesatar i netëve të qëndrimit për udhëtime të kryera është 4.14 net. Nëse do të analizojmë më në detaj kohëzgjatjen e udhëtimeve sipas qëllimit në Shqipëri dhe jashtë saj, vërejmë se udhëtimet për “Pushime dhe kohë të lirë” kanë kohëzgjatje të shkurtër, brenda dhe jashtë vend. Ndërkohë, nga ana tjetër, udhëtimet për “Vizita te të afërm dhe miq” kanë kohëzgjatje të shkurtër brenda vendit dhe kohëzgjatje të gjatë jashtë vendit. Po ashtu, edhe udhëtimet për qëllime biznesi kanë kohëzgjatje të shkurtër, në Shqipëri dhe të gjatë jashtë saj.
Cila është mënyra e transportit përmes të cilës udhëtojnë shqiptarët?
Rreth 3.88 milionë udhëtime janë kryer nëpërmjet transportit rrugor, të cilat përbëjnë 88.1% të të gjithë udhëtimeve të kryera në vitin 2023. Rritja më e lartë është regjistruar në transportin rrugor me 1.8 pikë përqindje. Më i preferuar është transporti me makinë private, ndërkohë që transporti ajror zë 10.6%, ndërsa ai ujor rreth 1.2%.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit












