Jeta në Zvicër
Kujdes me vinjetat, kudo që udhëtoni për pushime!
Nëse udhëtoni jashtë vendit me veturë gjatë pushimeve të verës, duhet të informoheni për vinjetat mjedisore për cilësinë e ajrit, e njohur si CRIT’Air.. Këto tanshmë aplikohen në disa vende evropiane, edhe në vendet fqinje, si në Gjermani, Francë dhe Itali, të cilat janë veçanërisht të vizituara në mesin e turistëve zviceranë, përcjell albinfo.ch.
Në Gjermani vinjetat mjedisore për cilësinë e ajrit, e njohur si CRIT’Air, janë aplikuar në 50 qytete, duke përfshirë Berlinin, Këlnin dhe Mynihun. Ka zona të kuqe, të verdha dhe të gjelbra. Veturat do të pajisen me një vinjetë të kuqe, të verdhë ose të gjelbër, në varësi të asaj se sa janë emetimet e tyre ndotëse.
Çdokush që udhëton në një zonë mjedisore pa këtë vinjetë dënohet me gjobë prej 80 eurosh. Kjo vlen për shoferët nga jashtë, si dhe për gjermanët.
Një rregull i ngjashëm është aplikuar edhe në Francë që nga prilli i këtij viti. Nëse doni të udhëtoni me makinë në pjesë të caktuara të Parisit, Lyon ose Grenoble, ju duhet të keni Crit.Air, e cila është gjithashtu në dispozicion në ngjyra të ndryshme. Në Francë gjobat për shoferët pa vinjeta janë 68 euro.
Në Itali ekzistojnë edhe 5000 zona me kufizime të trafikut (ZLT, zona e traffico limitato). Rregulloret ndryshojnë nga qyteti në qytet, siç komunikon TCS. Vlen të informoheni para mbërritjes. Në Milano, për shembull, ekziston Zona C, e cila kërkon një pasaportë mjedisore gjatë kohëve të caktuara të ditës dhe gjatë ditëve të javës.
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike











