Sport
Kukeli vazhdon me Zurichun
Ai do të paraqitet në Ligën e Evropës, pasi të dielën fituan Kupën e Zvicrës, duke mundur në finale, Luganon
Mesfushori i Shqipërisë, Burim Kukeli do të vazhdojë të qëndrojë te Zurichu edhe pse kjo skuadër ka rënë në kategorinë e dytë zvicerane, shkruan albinfo.ch.
Futbollisti 32-vjeçar, i cili luan te Zurichu që nga viti 2012, nuk ka ndërmend të largohet nga ekipi dhe këtë e ka bërë të qartë për mediat zvicerane para se t’i bashkohej kombëtares shqiptare të futbollit. “Unë do të dëshiroja të qëndroja në klub dhe të pastroja imazhin e turpit të rënies nga kategoria”, deklaroi ai.
Kukeli ka kontratë deri në qershorin e vitit 2018 me Zyrihun, por mund ta braktisë klubin nëse dëshiron, pasi ka një klauzolë largimi në rast rënieje nga kategoria.
Ai do të paraqitet në Ligën e Evropës, pasi të dielën fituan Kupën e Zvicrës, duke mundur në finale, Luganon.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Statistika: Hajnat deportohen më shpesh nga Zvicra sesa dhunuesit e vrasësit Statistikat e Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM) tregojnë se rreth 62% e të huajve të dënuar... -
Punimet në Gotthard do të shkaktojnë vonesa për trenat zviceranë në janar 2026 -
Nga dita e diel: Shërbimi i ri i Léman Express për në aeroport -
Zyrtare: Tarifat amerikane për produktet zvicerane u ulën në 15% -
Stacioni tokësor Starlink miratohet për Valais












