Kosova
Kukës: Zjarret shpërthejnë minat luftarake që dyshohet se janë nga lufta e fundit në Kosovë
Në Kukës është aktivizuar një tjetër vatër zjarri pasditen e sotme, në vendin e quajtur Fierza e Qemës, në fshatin Kishaj të bashkisë Has.
Sipas raportimeve, ekipet e shërbimit zjarrfikës të bashkisë Has, bashkë me punonjësit e shërbimit pyjor, janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të luftuar flakët, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, në dy vatrat e tjera aktive, në Zogaj të Tropojës dhe Letaj të Hasit, po punohet për izolimin e tyre, raporton oraneës.
Në fshatin Peraj të Hasit, pranë kufirit me Gjakovën, zjarri ka shpërthyer disa mina luftarake, prezenca e të cilave mendohet të jetë që prej luftës në Kosovë në vitin 1999. Për shkak të kësaj situate, punonjësit e shërbimeve zjarrfikëse kanë ndërprerë punën, duke ia lënë vendin forcave ushtarake që do të monitorojnë situatën në mënyrë të specializuar.
Vatrat e zjarrit po ndikohen nga temperaturat e larta, thatësira dhe erërat e forta të zonës.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











