Kinema
“Kulturalink” dhe “Kino In Der Reitschule” shfaqin filmat e prodhuar nga dhe për Kosovën në Bernë
"Kulturalink", së bashku me "Kino In Der Reitschule" organizon një ngjarje të filmave në muajin shtator në Bern, ku do të shfaqen filma që janë prodhuar nga dhe për Kosovën, filma që trajtojnë tema të ndryshme sociale.
Kjo ngjarje është pjesë e projektit, urë kulturore midis rajonit të Ballkanit dhe Zvicrës, projekt i cili është iniciuar nga Kulturalink dhe ka si qëllim të saj afatgjatë të bashkë-ndërtojë këtë urë kulturore me organizata të tjera partnere nga ky rajon, me qëllimin për të krijuar më shumë programe lidhjesh dhe shkëmbime për artistë dhe të rinj në përgjithësi, të cilët përdorin aftësi artistike, siç janë: fotografi, video, teatër, arti i pamor dhe muzika, si një mjet për promovimin dhe kuptimin e Kulturës Sociale.
Projekti që po ndodh në shtator është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK) e cila është institucion publik me atributet e autoritetit qëndror për kinematografi i cili ka për qëllim realizimin e politikave kinematografike për interesin publik, shkruan albinfo.ch.
QKK gjithashtu bën promovimin e industrisë së filmit të Kosovës në festivalet dhe tregjet më të mëdha të filmit në botë.
“Transformimi i mënyrës se si njerëzit e shohin botën përmes filmit” është deklarata e misionit të Kulturalink, që frymëzojnë audiencën të shprehin veten dhe perspektivat e tyre kulturore përmes përvojës së përbashkët të imazhit në lëvizje – pavarësisht nga përkatësia etnike, aftësia ose statusi socio-ekonomik.
Filmat do të shfaqen në fundjavat e muajit shtator, të premteve dhe të shtunave, duke filluar më 4 shtator.
Shfaqja e filmave gjithmonë fillon në ora 20:00 dhe do të zgjasë afërsisht 2 orë me filma artistikë, të shkurt dhe dokumentarë.
Për shumicën e filmave, gjuha e folur do të jetë shqip, por të gjithë kanë titra anglisht.
Për më shumë informacion të bashkëlidhur gjeni programin apo vizitoni ueb-faqen: https://www.kulturalink.org/
Kino Kosova in Bern
Shkarko DokumentinInfo rreth ngjarjes
- Data e fillimit04 Shtator 2020
- Ora20:00
- LokacioniBernë
- Data e përfundimit7 Shtator 2020 - 20:00
Të ngjashme
Të tjera nga Kinema
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin...
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër











