Lajme
Kumnova apel Qeverisë: Të bëhet përpjekje e sinqertë për zbardhjen e fatit të të zhdukurve
Kryetarja e shoqatës “Thirrjet e Nënave”, Nesrete Kumnova, ka apeluar te institucionet e vendit, në veçanti te kryeministri Albin Kurti, që të kërkojë me këmbëngulje zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Në kodrën e Çabratit në Gjakovë, aty ku janë të varrosur mbi 50 martirë të lirisë, Kumnova tha se të gjithë kriminelët kanë emër e mbiemër dhe të njëjtit duhen të dalin para drejtësisë e të marrin dënimin e merituar.
“Në kodrën e Çabratit janë tri data ku janë vrarë e rrëmbyer, kemi ardhur t’i përkujtojmë dhe për t’u bërë thirrje institucioneve vendore dhe ndërkombëtare që të bëjnë presion, sinqerisht, jo formalisht, dhe të kërkojnë nga Serbia dhe t’i kthejnë më të dashurit tanë nga varrezat masive të Serbisë. Të gjitha shpresat janë te kryeministri Kurti, të cilin e kemi përkrahës prej ditëve të para, e kemi pasur krah të djathtë”.
“Tash jemi të lumtur që e kemi kryeministër, dhe ta ngre zërin për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, por edhe të kërkojë që kriminelët të dalin para drejtësisë dhe të marrinë dënimin e merituar, sepse të gjithë kanë emër dhe mbiemër, ata qe kanë hyrë në shtëpia dhe na kanë rrëmbyer më të dashurit tanë”, u shpreh ajo.
Nesrete Kumnova ende nuk di asgjë për fatin e djalit të saj të vetëm, Albionit, i rrëmbyer me forcë nga paramilitarët serbë.
E-Diaspora
-
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës Ndërsa në Maqedoninë e Veriut luftohet për këto të drejta bazë, në Zvicër shpesh shohim një... -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C.
Jeta në Zvicër
-
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme vazhdon dhe furnizimet me karburant po ngushtohen, disa linja ajrore... -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër -
Ndjenja e konsumatorëve zviceranë u përkeqësua për shkak të luftës në Iran -
Zvicër: Shoferi në korsinë e gabuar shkakton përplasje mes dy veturave -
Raport: Zvicra duhet të reformojë sistemin e kujdesit për fëmijët










