Kosova
Kundër përjashtimit, pro rritjes së votës së diasporës
E drejta e votës nuk duhet të vihet në dyshim për shkak të frikës nga konkurrenca politike. Në vend që të përjashtojmë, le të angazhohemi për të përfshirë
Zgjedhjet e fundit në Kosovë përveç ndryshimeve thelbësore në skenën politike të vendit mes tjerash arritën të aktivizonin një rekord votuesish nga diaspora të cilët shfrytëzuan të drejtën e tyre të votës. Fryma ishte pak a shumë e njëjtë. Votuesit e diasporës kryesisht votuan në frymën e votuesve të vendit.
4 vjet pas, në opinion janë ngritur zëra që mbështesin kryesisht opozitën e të cilët po tentojnë të nxjerrin në pah çështjen e ndalimit të votimit të diasporës në zgjedhjet nacionale. Kjo iniciativë, e cila synon të minojë të drejtat e një grupi të rëndësishëm qytetarësh, nuk është vetëm një hap i paarsyeshëm, por edhe një rrezik për demokracinë në përgjithësi.
Para së gjithash, vota është një e drejtë themelore, e cila i përket çdo individi që posedon shtetësinë e një vendi, pavarësisht vendndodhjes së tij. Në këtë drejtim, edhe tentativa për të kufizuar këtë të drejtë për ata që jetojnë jashtë vendit është një shkelje e hapur e parimeve demokratike. Një qasje e tillë, e cila nëse ka si synim të mbrojë interesat politike të momentit të disa grupeve, është në thelb anti-demokratike dhe përjashton një pjesë të rëndësishme të popullsisë kosovare. Kjo për shkak se vota e diasporës i duhet sikurse pozitës ashtu edhe opozitës. Por krejt çfarë duhet në këtë fazë është angazhimi më proaktiv i politikanëve kosovarë dhe fokusimi më i madh në diasporë, në mënyrë që të diaspora të bindet në programet politike që ofrohen.
Argumenti se vota e diasporës mund të ndikojë negativisht në proceset politike në vend, është i paqëndrueshëm. Në fakt, angazhimi i diasporës në zgjedhje sjell me vete një diversitet idesh dhe një përvojë të vlefshme. Është pikërisht diaspora infuzioni për ekonominë dhe investimet në vend. Në këtë drejtim, pse një qytetar i Kosovës që jeton në Zvicër nuk duhet të ketë të drejtë vote derisa dërgon remitenca në vend? Përse nuk duhet të marrë pjesë në vendimet për politikat ekonomike e ndërkohë të dërgojë para në vendlindje?
Kjo edhe më shumë e forcon faktin në të drejtën e diasporës që të ndikojë në politikat që prekin jetën e saj dhe familjarëve të saj. Ndalimi i votës do të krijonte një ndarje të thellë midis atyre që jetojnë në Kosovë dhe atyre që jetojnë jashtë, duke i lënë të dyja palët pa përfaqësim të duhur. Dhe fundja, cili është qëllimi i atyre që kërkojnë këtë ndalim?
A është kjo një përpjekje për të rikthyer kontrollin mbi një sistem që ka filluar të ndryshojë? Të ndjerit i kërcënuar nga mbështetje e diasporës për një subjekt politik në vend se të kërkohen mënyra për të zbehur këtë ndikim dhe në vend që të angazhohen në një debat konstruktiv mbi politikën dhe qeverisjen, përpjekjet po drejtohen në mënyrën që të minojnë procesin demokratik përmes kufizimit të të drejtave të qytetarëve.
Idetë për të margjinalizuar këtë grup është një hap prapa, jo vetëm për demokracinë, por për të ardhmen e vendit. Kosova nuk ka luksin për të përjashtuar e margjinalizuar qytetarët e vet, kudo ku ata jetojnë. Por e kundërta. Për të ndërtuar një shtet më të fortë dhe më të qëndrueshëm, duhet inkurajuar pjesëmarrja e të gjithëve, përfshirë diasporën.
Të drejtat e votës nuk duhet të vihen në dyshim për shkak të frikës nga konkurrenca politike. Në vend që të tentojmë të përjashtojmë, le të angazhohemi për të përfshirë. Vetëm kështu mund të sigurojmë një të ardhme të ndritur dhe demokratike për të gjithë qytetarët e Kosovës.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem Për të qëndruar brenda kufirit të kostos, paratë potencialisht do të ishin të mjaftueshme vetëm për... -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord












